A ka ndonjë shërbim për të cilin nuk ka radhë?
Duket se kriza e shërbimeve shtetërore nuk ka për të mbaruar ndonjëherë në këtë vend. Para disa muajsh u bë i njohur vendimi për rinovimin e një kategorie pasaportash për fëmijë, të cilat ishin shtypur me afat të gabuar. Ministria e Brendshme e shtyu afatin me 1 vit, por sërish ishin qytetarët që paguan për dëmin e krijuar nga shteti. Në këtë fund viti, qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë u përballën me probleme në doganat shqiptare pikërisht për këtë problem. Sot “Vizion Plus” raporton për një tjetër radhë që krijohet nga ndryshimi në dokumentacion. Bëhet fjalë për ndryshimin e kartës së shëndetit që do të jetë me format të ri. “Qendrat shëndetësore te Tiranës prej ditësh po përballen me fluksin e banorëve për të zëvendësuar librezën e shëndetit me formatin e ri. Qytetarët shpesh irritohen për pritjet në radhë dhe problemet me rrjetin. Nëse kompjuteri punon normalisht dhe qytetari e ka të plotë dokumentacionin, koha e nxjerrjes së kartës nuk i kalon 3 minuta. Pas 1 majit, te gjithë qytetarët shqiptare duhet të pajisjen me kartën e re të shëndetit, e cila për momentin është vetëm mjet identifikues për të marrë shërbimet mjekësore në poliklinika dhe spitale. Për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve, fondi i sigurimit shëndetësor ka shtuar sportelet në poliklinika dhe po punohet me turne”, raporton VP.
Comments
illi@gmx.de
po ne c'vend te botes keni pare ju sherbim pa rradhe?!
Ne vend qe te kerkoni sherbim cilesor ne thelbin e tij, merreni me rradhen?!
Tung
Zoteria sa siper ka
Zoteria sa siper ka plotesisht te drejte.
Nuk eshte puna teka rradha, se edhe te flesh me gruan, do te mbash rradhe (kur te doje, kur ta doje, e si ta doje), e jo me per sherbimet.
Cilesia, ndershmeria, korektesa, keto na duhen. Rrradha, eshte rradhe ne te gjithe boten.
Add new comment