Mali i Zi dhe Rusia në prag të prishjes së marrëdhënieve diplomatike

Postuar në 19 Prill, 2022 13:32

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi kanë mbërritur në pikën më të ulët teksa palët po sqarojnë aktualisht nëse do të duhet të vazhdojnë apo jo të kenë raporte diplomatike. Shkak është bërë sipas Kremlinit, një mesazh në Tuiter i ministrit të Jashtëm malazez, Djordje Raduloviç që shprehej për nevojën e ndërprerjes së marrëdhënieve. Në këtë kuadër, ambasada ruse në Podgoricë ka nisur një notë në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi për të kërkuar sqarime rreth mesazhit të ministrit.

Ne dërguam notën për të marrë sqarime të qenësishme

citon Tass një zyrtar të ambasadës ruse.  

Agjencia shton se pak orë pasi mesazhi ishte postuar në rrjetin social ai është fshirë.

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Kur do vije dita qe edhe politikanet e tiranes te nderpresin maredhenit diplomatike me rusine e serbine?!
Natyrisht, kur te zhduket Tallavaja, Inoranca !

Submitted by Anonymous (not verified) on

Un them qe jo vetem t'i nderpresim marredheniet dipllomatike,por t'i shpallim lufte njekohesisht te dyve,Rusise dhe Serbise!

Submitted by Pinoku (not verified) on

Ti Noni ke pasur gjithmone gjeniale, sidomos kur ben ironi na liron kapsllekun,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.