“Panorama” risulmon Olldashin, opozita hesht...
Postuar në 12 Shtator, 2011 07:52
Edhe sot,  gazeta “Panorama” i rikthehet temës së përditshme mbi kontratën ekskluzive që ka nënshkruar Sokol Olldashi me një kompani shqiptare për shtrimin e kabllove optike të internetit. Gazeta ka pyetur zyrtarisht Autoritetin e Konkurrencës, për të parë nëse ishte shkelur Ligji për “Mbrojtjen e Konkurrencës” me nënshkrimin e kontratës . Dhe ja përgjigja që ka marrë: “Autoriteti i Konkurrencës është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës në treg. Ligji ‘Për Mbrojtjen e Konkurrencës’ detyron të gjitha institucionet të japin të dhëna pretendimi dhe të marrin vlerësimin e Autoritetit të Konkurrencës, gjë që në këtë rast nuk është bërë. Neni 69 i Ligjit të Konkurrencës kërkon që të jepen informacione nga institucionet për vendimet që mund të cenojnë konkurrencën dhe kërkimi i vlerësimit bëhet paraprakisht pa u marrë vendimi. Kjo për të marrë mendimin e Autoritetit, gjë që në këtë rast nuk është bërë. Kjo mund të përbëjë kufizim potencial të konkurrencës.”
Ndërkohë, nuk ka patur asnjë deklaratë publike të opozitës lidhur me këtë aferë të trumbetuar fort nga gazeta “Panorama”, si dhe nga simotrat e saj “Gazeta Shqiptare”, “News 24”, “Balkanweb”. Pse vallë?
E.Z.
Comments
Submitted by InA-N (not verified) on
Por, kam frike se kjo ceshtje do mbese ne hije. ashtu sic kane mbetur shume te tjera, me permasa edhe me te medha. Deri ne momentin qe prokuroia do clirohet nga kthetrat e kucedres me emrin, 'Krim dhe Korrupsion me Mbeshtetje Politike", do e kerkojme vazhdimisht shpetimin nga opozita qe nuk ka asnje pushtet ne dore. Sa per anen e denoncimit qe mund te thote dikush, e theksoj se opozita per momentin nuk duhet te prononcohet qe te mos devijohet ceshtja, nga korruptive, në politike.
Submitted by Anonim (not verified) on
A nuk u duket e peshtire kjo lloj nderhyrje pa takt qe sherbetoret te LSI-se dhe bizneseve prane kesaj foleje korrupsioni po na i bekan opozites???
Askush nuk po perpiqet ne fakt te na tregoje se cfare e ka shtyre median prane kokemadhit Meta qe te hape lufte ndaj Olldeles (dhe mesa duket) edhe Berishes.??
Dicka eshte duke u pergatitur te ndodhe nen rrogoz dhe une sdo te cuditesha aspak qe Iliri i Monikes te jete duke u pergatitur qe ti lere pendet Berishes plak dhe te dale si shpetimtare i krizes qe ka mberthyer gjithe jeten e vendit  (me shpresen se do ti harrohen te gjitha ato qe i ka shaktuar dhe vjedhur ketij vendi ne keto 4-5 vjetet e fundit). Nese nuk e ben kete ne muajt e ardhshem padyshim qe do ta beje kete kur Plaku i marre Berishe te vendose veton per te na vene nje President merhum qe do te na e beje Topin te duket si Ainshtaini. Do te ishte mire qe opozita te jepte nje mesazh te forte dhe ta bente te qarte se eshte e gatshme ti beje lufte pa kompromis cdo lloj afera dhe biznesi korruptiv qe mbeshtet regjimin  dhe qe eshte ne fakt ana financiare e ketyre monstrave  gjoja-politike si Berisha/ Meta/Nano me sorrollopin qe u vjen mbrapa. Dhe ketu dueht te perfshihet edhe cdo biznes korruptive qe eshte prane opozites. Sa per rrolin e opozites lidhur me aferat e Oldeles duket se Meta/LSi dhe Hysenbelliu po e bejne fort mire kete pune - padyshim per aresyet e tyre po aq meskine dhe korruptive si dhe Olldelja dhe Berisha me klanin e tij.
Mjafton te ndjekesh lidhjet financiare te ketyre "qeratenjve" qe na paskan  gjetur rosen e arte ne shqiperi, per te filluar rimekembjen morale te vendit.  Faji i opozites dhe Rames qendron se duke mos treguar kujdesin e duhur ne kete drejtim dhe integritet e vendosmeri ne ndjekjen e fillit te korrupsionit ka dobesuar pozitat e saj dhe i ka lene vend mashtrimit Berishian se edhe Rama eshte po aq i lidhur me korrupsionin galopant te regjimit dhe eshte e do te jete njesoj si Berisha. Kete tenton te thote edhe ky shkrim i ndyre Panorames dhe eshte prioritare per opoziten sot qe se pari te mos bjere pre e lojes  se ndyre dhe luftes brenda llojit qe duket se ka filluar mes klaneve te regjimit, dhe se dyti te nisjes se nje  distancimi pa ekuivok dhe lufte principiale ndaj aferave dhe korrupsionit masiv qe qeveris vendin. Sa do te jete ne gjendje ta beje Rama kete, ngelet per tu pare por ky eshte shanci i vetem qe duket se i ka Mbetur Rames (dhe mesa duket edhe te gjitheve ne te tjereve qe deshirojme nje shqiperi normale).
Submitted by andi (not verified) on
opozita hesht sepse olldashi me jozefinen do shkeputen dhe bejne parti me vete ne 2013. berisha e ka kuptuar dhe e sulmon. duke percare pd-ne e majta mund te fitoj ne 2013, dmth olldashi do jete si LSI e 2005.
Submitted by alidemsi (not verified) on
Pse hesht opozita? Po opozita u ça duke fol per tendera, e per koncensione e per blerje(vjedhje) te pasurise kombetare e nuk e rrujti njeri fare, po fare ama....atehere ç'te bej opozita me shume? tani i ka ngelur te ngrohe duart ne zjarrin qe po e ndezin vete klanet mafioze te maxhorances....
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.