Veliaj, gati një tjetër parkim me konçesion te Stacioni i Trenit

Postuar në 10 Janar, 2016 11:44

Pa u shuajtur akoma jehona e parkimit nëntokësor te Parku Rinia, Erion Veliaj njoftoi edhe ndërtimin e një parkimi tjetër publik në zonën ku do të shtrihet Bulevardi i Ri.
“Jemi të vendosur që të ecim me po të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2016. Ambicia jonë është që brenda këtij viti, ne të kemi filluar punimet e parkingut nëntokësor për 400 makina, në zonën ku Unaza dhe ish-stacioni i Trenit puqet me Bulevardin e Ri. Kemi vendosur për një hapësirë për trenin që do të mbërrijë në Tiranë, si një stacion terminal, por jo si një parking vagonash”, theksoi Veliaj.
Ndërsa ka folur për ecurinë e punimeve për zbatimin e projektit, Veliaj theksoi se ky vit ka nisur me një punë të intensifikuar në bulevardin e ri të Tiranës. “Më vjen mirë që në katër muaj është zhbllokuar dhe është bërë më shumë punë se në katër vitet e fundit. Kjo është diferenca kur diçkaje i futesh me mish e shpirt. Ne, këtij projekti i jemi futur me mish e shpirt dhe kemi marrë disa vendime shumë të rëndësishme si për shembull, për ndërtimin e parkut qendror, i cili do të fillojë në këtë kuotë ku jemi dhe do të ruajë një pjesë të madhe si hapësirë e gjelbër për bulevardin e ri”, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu, ai tha se nisur nga fakti që ky bulevard do ketë një gjerësi prej 70 metrash, edhe disa përfaqësi diplomatike kanë shprehur interesin që selitë e tyre t’i zhvendosin përgjatë tij.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ne cfare konsiston tamam kjo "mish edhe shpirt" qe po ktheheshka ne arsyen e punimeve ne bulevard? Mos eshte ne fakt zhbllokimi i fondeve nga ana e qeverise ndersa per Lulin ishin bllokuar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.