Komedia e qeverisë “Renzi”/Zhduken “Rolex” e dhuruar gjatë vizitës në Arabinë Saudite. Anëtarët e delegacionit u zunë për të ndarë dhuratat

Postuar në 08 Janar, 2016 23:45

Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuar sot një lajm që konsiderohet një skandal që e nxjerr qeverinë e Matteo Renzit qesharake. Sipas kësaj gazeta anëtarët e delegacionit italian që vizitoi Riadin në muajin nëntor të vitit 2015, janë zënë gjatë vizitës, për shkak të ndarjes së dhuratave që pritësit u kishin bërë. Dhuratat për një delegacion prej 50 vetash konsistonin në dy lloje orës me stë cilave edh “Rolex”. Një prej anëtarëve të delegacionit ka pretenduar që t’i jepet edhe atij një “Rolex” dhe që këtu pastaj fillon komedia e situatës. Direktiva e ish-kryeministrit Mario Monti, ndalon që funksionarët të pranojnë dhuarat më shumë se 150 eur. Të tjerat janë pronë e shtetit. Por sipas mediave italiane dyshohet se “Rolex” nuk ndodhen në sallën e admnistrimit të dhuratave, diçka që duhet verifikuar. Qesharake. Aq sa kjo situatë, "amniston" thagmat që kanë ndodhur dhe ndodhin me diplomatët shqiptarë, pse jo edhe me ndonjë ish-president, këshilltar, ambasador etj.. Thagma që në ndonjë rast nuk janë pritur mirë edhe nga vetë miqtë arabë, që siç janë dorëlëshuar në kësi rastesh, dhe shumëkush e ka provuar këtë në Ministrinë e Jashtme, ashtu edhe dinë të përcjellin kur tamaja të çon në derën e gabuar. Thonë se zakoni e do që si dhuratë përcjelljeje për ata që shtrijnë dorën në mënyrë të pacipë, është një kuti me hurma. 

http://www.lastampa.it/2016/01/08/italia/politica/rissa-tra-i-funzionari...

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Dhe ne, shqiptaret e shkrete, presim nga Venecia, te na zgjidhe problemin e drejtesise.
O na hengerte mortja neve ishallah. Nuk shikoni se per nje ore vene e zihen si gabelet tona ministrat italiane ?
Turp per ne, qe te marrim model italianet. Keta jane llafazane, grindavece, spiune e hajdute me keq se ne, keta tanet, po mundohen te kopjojne italianet dhe deri diku ja kane kaluar. Mafia, sic duket, po transferohet ne shqiperi, ne mos eshte transferuar me kohe, e nuk ka c'ti bej me asgje ambasadori LU.

Submitted by I vemendshmi (not verified) on

Ndoc, largpamesia jote, urtesia jote, mencuria jote, madje edhe bukuria jote, sic e demonstron vazhdimisht me komentet e bollshme ne kete portal, me bejne me cudi qe ti ende nuk je bere presidenti i Shqiperise dhe njekohesisht kryetari i cdo partie politike ne Shqiperi. Me nje fenomen si ti dhe me saktesine e konstatimeve gjeniale te tuat, Shqiptaret sot duhet te ishin kombi me i qyteteruar dhe me i pasur i Botes. vazhdo keshtu se na ben nder te gjitheve.

Submitted by I pa vemendeshmi (not verified) on

Qe ja fut ndonjehere ky ndoci, ja fut, por me c'lexova nga c'fare ke shkruajtur ti o i VEMENDSHEM, del se edhe ti nuk ngelke prapa tije. Humorin sidomos e paske aq te holle, sa edhe bretkocat po qeshin ne dimer. Ke dashur te thuash dicka te mencme ironike, por ke zbuluar veten me nivel nen mesatar fshataresk.

Submitted by I vemendshmi (not verified) on

O i pavemendshem, edhe une shqiptar jam, keshtuqe edhe nga une mos prit ndnonje gje te madhe. Falemnderit per percaktimin e nivelit. Sic duket ke jetuar per nje kohe te gjate midis fshataresh dhe ja lun telin mire kesaj punes fshatareske.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.