Arjan Konomi: Mafia bëri një provë force

Postuar në 12 Shtator, 2011 02:46

Një reagim në të nxehtë, me fjalë të tjera menjëherë pasi i morën jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ka ardhur nga një kushëri i afërt i viktimës, gazetari Arjan Konomi. Arjani ka shkruar diçka dhe ua ka dërguar të përditshmeve shqiptare, të cilat e kanë publikuar o në mënyrë integrale, o të shndërruar në një lajm me referime nga shkrimi. Edhe Arjani u mbahet dy pistave të hamendësuara deri më tani nga shumë drejtime: 1. Vrasje për shkak të detyrës, dhe 2. Vrasje për shkak të pronave (kështu është emërtuar). “Di që ai ka pasur një gjyq shumë të madh, të cilin e ka fituar në Gjykatën e Lartë, para disa javësh”, pohon Arjani në fund të shkrimit, por pa i lejuar vetes spekullime të mëtejshme në këtë pikë.

Gazetari Konomi ka parapëlqyer më shumë, megjithatë, të ndalet tek stili mafioz i vrasjes së kushëririt të tij gjyqtar, duke mbrojtur tezën, se autorët kanë dashur të bëjnë një egzekutim spektakolar. “Ishte një leksion që mafia, krimi i organizuar, donin t’i jepnin sistemit gjyqësor”, thotë ai. Dhe po aty vijon: “Skerdi ishte me pushime, shkonte peshkonte natën, banesa e tij është këtu në një lagje periferike, me oborr, dhe krimi, nëse do bëhej fjalë për një hakmarrje të rëndomtë, apo thjesht për një larje hesapesh, mund të kryhej shumë më thjeshtë. [Prandaj duhet thënë se] kjo është një gjë shumë e organizuar, është një sinjal për të gjithë sistemin e drejtësisë”.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po lexoj qe gjykatesit tane &quot;te zvetenuar&quot; po mbajne nje minute heshtje...</p><p>A mundet valle nje shqiptare te me thote nje gjykates te ndershem??? A nuk jane valle keta gjyqtare pjese e problemit te madh te padrejtesise dhe korrupsionit masiv qe ka zene per fyti Shqiperine. A nuk e dijne keta se gjithe vendimet e tyre te padrejta do te cojne pikerisht ketu nje dite ku ata te jene vete viktimat krimit dhe korrupsionit. Ketyre SHPRITRAVE TE ZVETENUAR duhet tu kujtojme thenien e John Donne&nbsp; &quot;PER KE BIEN KEMBANAT....&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.