Rehabilitohet plotësisht Agron Duka

Postuar në 12 Mars, 2012 07:44

Agron Duka ishte ministri i bujqësisë në qeverinë e fundit socialiste dhe një nga të shënjestruarit e përditshëm të sulmeve të Berishës para vitit 2005. Ai quhej prej këtij të fundit “Duka i Krimit”, “Kreu i Klanit të Zemunit” etj. Mendja ta donte atëhere se Berisha kishte dijeni për shumë krime që kishte kryer Agron Duka, dhe se, sa të vinte në pushtet, do ta kallzonte në prokurori për krimet e kryera. Por ç’ndodhi në fakt? Agron Duka vazhdoi i qetë të drejtojë biznesin e tij, ndërsa i vëllai vazhdoi të drejtojë Federatën e Futbollit Shqiptar. Ndërkohë, Agron Duka u aktivizua në fushatat elektroale të PS-së në Durrës, duke mos garuar vetë, por duke ndihmuar kandidatët lokalë socialistë. Pse, pra Berisha, nuk bëri ndonjë kallzim penal për “Dukën e Krimit”? Ndoshta sepse akuzat që bënte atëhere ishin thjesht akuza në tym…

Sidoqoftë, fushata që Berisha bëri atëhere kundër Agron Dukës duket se do të ketë ndikuar deri më sot për mosaktivizimin e Dukës nga PS-ja në fushata të nivelit kombëtar. Por sot, në tryezën kombëtare të PS-së për zhvillimin rural, Agron Duka ishte përbri Edi Ramës dhe dukej qartazi se ishte organizatori i tryezës. Përveç Ramës dhe Dukës në tryezën qendrore, ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, dhe Sekretari i Programit, Ilir Beqja.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Berisha me tym merret. Bravo qe e kujtoni here pas here.

Gjithsesi, si i majte po me pelqen nisma e re e PS-se me "tryezat tematike" ku zbardhin programin e se majtes. Te pakten i marrin gjerat seriozisht dhe ne detaj dhe mendoj se duhet te kishin pak me shume jehone ne shtypin opozitar (Cfare jane problemet kryesore, cfare zgjidhjesh propozojne).

Do te shohim kur te flase per drejtesine, a do te kete ne program gjykimin e Saliut per vrasje apo jo? E di qe e ka prokuroria ne dore, por PS-ja mund te ndihmoje familjaret e viktimave qe te bejne padi ndaj kryeministrit me avokate e ti mbeshtese ato publikisht kur te dorezojne padine. Dmth nuk eshte problem teknik, eshte problem vullneti.

Submitted by Erion (not verified) on

Le ti vere faktet ne tavoline berisha dhe te shoh se kush ka sjell me shume projekte dhe te ardhura per bujqesine Shqiptare? Asnje minister tjeter pervec Agron Dukes qe si agronom dhe bisnesman solli nje fryme te re ne ministrin e bujqesise. Gjanat qe pasuan ishin nje shkaterim i fondeve per bujqesin edhe drejtimit ne ate sektor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.