Kostoja e tarifës së skanimit për Rapiscan baraz me tatim- fitimin
Një biznes që e ka të mbështetur aktivitetin në eksport dhe import, tarifa që i duhet të paguajë për koncesionin e skanimit, Rapiscan është e barabartë me pagesën e Tatimit mbi Fitimin. Kostoja në këto nivele vlen më së shumti për bizneset e fasonit dhe linjat të agropërpunimit.
Alban Zusi, administrator i kompanisë së përpunimit të peshkut “Poseidon” dhe njëkohësisht Kryetar i shoqatës së biznesit “Transparenca”, pohoi se aq sa ka paguar tatim- fitim për dy muaj ka paguar edhe tarifa për Rapiscan. Zusi tha se, pagesa e skanimit i ka rritur kostot e biznesit që drejton në mënyrë marramendëse, duke e vënë industrinë e përpunimit në situatë të vështirë dhe para një konkurrencë të pabarabartë rajonale.
Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet eksport- importit janë ekspozuar ndaj kostove të larta të skanimit. Por biznesi i fasonit dhe industria e përpunimit me distinacion rieksportin janë më të goditurat për shumë e arsye. Këto biznese do të paguajnë 22 euro për çdo deklaratë të lëndës së parë që iu duhet për prodhim apo përpunim. Kjo masë, sipas bizneseve, është një goditje e rëndë ndaj sektorit, i cili këtë vit po vuan barrën e lartë fiskale dhe çmimin e lartë të energjisë, të cilët kanë ndikuar në frenimin e rritjes së eksporteve. Por më e rënda është se, bizneset që po shkojnë drejt prodhimit gjysmë të gatshëm apo të gatshëm që konsiderohen si pjesa më e shëndetshme e sektorit, rrezikojnë të “fundosen” nga tarifa e skanimit.
Flamur Hoxha, administrator i linjës së prodhimit të veshjeve “Kler”, thotë se ai merr vetëm pëlhurën nga ortakët italianë, dhe e realizon vetë prodhimin final duke përfshirë edhe kujdesin për aksesorët. Sipas tij, bizneset që realizojnë prodhim të gatshëm bëjnë shumë deklarata doganore gjatë një muaji, për shkak të natyrës që ka kjo punë. Duke qenë se në Shqipëri mungon organizimi në klastera për të mbështetur prodhimin fason, bizneset që realizojnë një produkt që nga prerja deri te qepja u duhet të importojnë përveç copës, që nga etiketat, kopsat, penjtë dhe elementet e paketimit. Hoxha thotë se, nëse do të duhet të paguhet 22 euro për çdo deklaratë doganore, atëherë kostot do të jenë të papërballueshme dhe kalimi biznesit fason drejt prodhimit të gatshëm rrezikon të fundoset përfundimisht dhe të humbasë njëkohësisht konkurueshmërinë në rajon.
Monitor
Comments
Zoterinj biznesmene !
Zoterinj biznesmene !
Rapiscanin ( skanimin ) e keni peshqesh, nga ishi yne, Sali Berisha.
Kryeministri Edi Rama, nuk ka c'far t'i beje, mbasi Sala, i ka kopsitur aq bukur letrat juridikisht, sa nuk ka krisht e muhamet bashke qe t'i shqise.
Prandaj, lutjuni zotit, paguani, dhe mallkoni Sali Berishen, mbasi parate shkojne direkt ne kontot e tija bankare.
Merreni me te qete kete pune, dhe, po qete burra, beni padi penale, ndaj ish kryeministrit, per kete koncension.
Po nuk bete kete, mos u ankoni kot, e mos t'jundegjojme me.
Gezuar.
Kryeminisstri Rama ta
Kryeminisstri Rama ta paguante vet si qeveri gjoben qe kishte prishja e koncesionit se nje qeveri e beri gabim.Pastaj te gjykonte ata qe e ben gabim!
Pse duhet ta paguaj biznesi nje marveshje koruptive te ber nga qeveria?
Nuk eshte arsye qe prishja e marveshjes eshte shum e shtrenjte.Gabimet nuk ka pse te paguhen nga biznesi!Ne fakt po aq sa do paguante qeveria per prishje kontrate do paguaj biznesi, qe ne akt do ja kaloi popullit ne cmim, per disa vite rjesht.
Eh mor shoku Alban Zusi, qe
Eh mor shoku Alban Zusi, qe nuk le gje pa zhvatur sa qe drejtor i rezervave te shtetit dhe tani se fundmi si z/minister! Na u ngatterrove edhe me Viktor Tushe per pune HAJNIE dhe sot po kuturis e na shkruan nje koment nen emrin "Ndoc ...".
WTF ?!
Add new comment