Ish-kryeministri i Bullgarisë arrestohet për korrupsion

Postuar në 17 Mars, 2022 22:04

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij me dyshimet për korrupsion. Borisov u vu në pranga në përfundim të hetimeve të prokurorisë së BE lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.

"Një operacion i madh po zhvillohet në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Bullgari... Bojko Borisov është arrestuar", njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Së bashku me ish-kryeministrin konservator që ka mbajtur tre mandate në Bullgari, autoritetet arrestuan edhe ish-ministrin e tij të Financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar të buxhetit Menda Stoyanova dhe ish-shefen e shërbimit të shtypit të qeverisë, Sevdalina Arnaudova,

Ministria nuk dha detaje, por televizioni publik BNT tha se rastet kishin të bënin me "keqpërdorimin e ndihmës së BE".

Operacioni vjen pas një vizite që zhvilloi në Sofje kryeprokurorja evropiane, Laura Kovesi.

"Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu," citohet Kovesi nga Reuters.

Sipas Kovesit, prokurorët evropianë kanë hapur 120 hetime për abuzime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes së koronavirusit.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

asgje e re. bullgaria ka qene eshte dhe do jete nje nga vendet me te korruptuara the "EU" ne Ballkan

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.