Letër Anetës

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 12:43
Arben Duka

E kisha në plan për të shkruar diçka më të zgjeruar për projekt-ligjin “Rama-Balla”, i cili më ka lënë një shije të keqe e të hidhur.

Mbase do ta shkruaja mbas disa ditësh, por një telefonatë e Aneta Ramës për vargjet e djeshme: “Pse nuk i hiqen dekoratat edhe Kristaq Ramës dhe Gramoz Ruçit?!”, e afroi shkrimin për ditën e sotme.

Aneta më kërkoi që t’i kërkoj ndjesë publike.

E quaj normal reagimin e fortë të saj, në mbrojtje të burrit të saj të nderuar. I takon të jetë e ndjeshme për njeriun më të afërt të jetës, por fatkeqësisht ajo nuk ka e kuptuar simbolikën e vargjeve.

Kur unë pyes: “Pse nuk i hiqen dekorata edhe Kristaq Ramës”, lidhëza “edhe” bën dallimin nga nominimi dashakeqës. Ideja ime kryesore është që projekt-ligji është hartuar me hipokrizi dhe seleksionim.

E sqaroj se unë vetë personalisht nuk kam dëshirë të hiqet asnjë dekoratë nga gjoksi i atyre që bënë luftën dhe rindërtimin, por meqë Rilindja na doli papritur më antikomuniste se Partia Demokratike dhe ka vendosur të heqë disa dekorata unë i them: “Hiqua të gjithëve! O të gjithëve – o asnjërit”.

Kjo qe ideja ime.

Nëse do merresh me nomeklaturën komuniste dhe jo vetëm me atë, a mund të mënjanosh nga “genocidi antikomunist” deputetët e Kuvendit Popullor, me të cilët operonin prokurorët dhe gjykatësit që ky projekt-genocid i penalizon?! A mund të mënjanosh me seleksionim ministrat e kabineteve komuniste të kohës dhe sekretarët e parë të partisë së punës në rrethe, vetëm se nga kjo gjë preket përshembull Gramoz Ruçi, që ka ende fuqi në Partinë Socialiste?

Ju Aneta prekeni që unë them “edhe Kristaqit”. Po ata qindra burra e gra, vajza e djem dhe vetë veteranët që ende janë gjallë, a nuk kanë të drejtë të preken nga ky projekt-genocid antikomunist? Natyrisht që po dhe ju e dini këtë.

Ju jeni e ndjeshme me të drejtë për një njeri, mbase edhe për dy njerëz, por unë jam i ndjeshëm për gjithë brezin legjendar që bënë luftën dhe e fituan, për të gjithë ata që u bënë copë për rindërtimin e vendit. Ne duhet ta shohim lirinë dhe drejtësinë shumë më larg nga dera e shtëpisë sonë; në çdo derë e prag shqiptari; patjetër edhe tek pragu yt.

Sepse unë, – e përsëris – NUK DUA t’i hiqen dekoratat as Spiro Kolekës, as Enver Hoxhës, as Nexhmije Hoxhës. Në fakt nuk dua t’i hiqen askujt.

Edhe Sali Berisha që bën zhurmë, në fakt nuk e ka prekur ligjërisht këtë pjesë të historisë që lëviz me ligjet dhe rregullat e saj.

Kuptohet se nga projektligji ka shpëtuar edhe komandanti i lavdishëm partizan Myslim Peza. Sepse ka djalin deputet?

Partia Socialiste nuk mund të fshihet pas gjethes së fikut. Ajo është trashëgimtare e padenjë e Partisë së Punës. Nuk ka trashëguar idetë, por ka trashëguar gjithë potencialin njerëzor të përkthyer gjer në katërqind mijë vota.

Por më e rëndësishme se kaq është që ky projektligj hedh në erë Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe rindërtimin legjendar të vendit. Lexojeni! Lë të paprekur dekoratat e ballistëve, zogistëve, bashkëpunëtorëve të fashizmit, diversantët, kriminelët, bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja… Dhe fshin me bojë të zezë 50 vjet histori të lavdishme të popullit shqiptar.

Lë të paprekura dekoratat dhe monumentin e Zogut, dekoratat e Abaz Kupit, Hamit Matjanit, Halil Alisë, e gjithfarë armiqsh të popullit. Dhe mohon gjakun e dëshmorëve, plagët e baballarëve dhe nënave në luftë, djersën e ndershme të rindërtimit. Madje, duke diferencuar e seleksionuar, sjell edhe përçarje të re të madhe në historinë e gjithë Shqipërisë.

Pyes: Ku do t’i gjejë Rama “bashkëpunëtorët e ligjshëm të Sigurimit të Shtetit”, kur dosjet nuk janë hapur për askënd?!

Dhe a ka fuqi ky Parlament të gjykojë një kohë tjetër të historisë, duke e penalizuar atë?!

Unë di që një e drejtë e fituar, mund të hiqet vetëm me vendim gjyqi. Ndaj për të realizuar këtë projekt-genocid antikomunist do të duheshin qindra gjyqe, dhe po u zgjerua do të duheshin mijëra gjyqe.

E dashur Aneta!

Në fund dua të shtoj atë që nuk e thashë në vargjet e djeshme: nëse ky projekt kalon, them se Partia Socialiste nuk mund të ekzistojë më si e tillë. Katërqind mijë veteranë dhe trashëgimtarë do të duan të votojnë diku gjetkë, por jo këtë lloj PS-je.

"Dita"

Comments

Submitted by Jeni te Humbur,... (not verified) on

34 vjet qe Mehmet Shehut ia mbyllien syte;
30 vjet qe Enver Hoxhen, me ne fund e hoqi qafe Zoti, se e teproi me Njerezit, edhe te Tijet;
25 vjet qe u detyruat ta dekretonit Pluhur-Alizmin per Pardesyte e Bardha!

E sidosi, jeni te humbur, Ben-o!
Kaq gje nuk e merr vesh? Apo rrekesh te mos e pranosh?!
Krimi nuk mbahet dot mbi shpina te ushqyera keq, edhe kur ambalazhohet ne qeska idealesh, sic u mashtruan tere jeten, Ben-o...
Lerua kete Mallkim, ta mbartin ata qe kryen krimet, Ben-o, pse ngaterrohesh ne Gjyqe ende te pa Kryera?
Ti ngul kembe te mbeten ne fuqi te gjitha dekoratat, gje qe eshte jo logjike, jo shtetrore, asapk kombetare, dhe natyrisht anti-Njerezore, beno: Eshte e vertete se Shqiperia eshte nje rajon i dekoruar i teri, por ngaqe politika ka qene shtiranake, mashtruese, tinzare, me te vetet.

Edhe Zogu (me i ploti si burre shteti, sipas meje) edhe Enveri edhe Saliu edhe ...Rama, te gjithe jane gati te servirin si Ligj, qendrimin me cdo kusht te tyre ne pushtet...Ketu t'i ke te drejte.

Edi Rama, kam frike eshte me i pacipi i tyre, se eshte i teri hileqar, edhe me prinderit e tij.

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Po miku yt me i madh,( te pakten keshtu ke thene e reklamuar deri me sot), Sali Rame BERISHA, nga Vucidoli, qe ja qiu nenen ketij populli si asnji tjeter, pse nuk kerkon t'i hiqen dekoratat? . Dhe per me teper, Nishani yne i bythes, na e dekoroi para nje jave.
Te pershendes.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Cfare gjuhe e propagandes se sociokomunizmodiktatures. I kishim harruar disa. Ky ende beson qe ata qe shpallte enver hoxha " kriminele" " armiq te popullit " diversante" etj, ishin vertete te tille. Le pastaj kur thote " historia 50 vjecare e lavdishme e popullit shqiptar" . Pse nuk ngre shoqaten " Nexhmije Hoxha " ky dhe e mbledhim mendjen.

Submitted by Shahisti (not verified) on

Ky Arben Duka eshte gjeni, po gjeni ama' nga ata qe shyqyr Zotit vijne vetem nje here, se perndryshe do te fusnin racen njerzore ne nje konfuzion te plote me xhevahiret qe shkruajne. Pervec te tjerave eshte edhe Enverist i thekur, po kete nuk e di si t'ia llogaris, per keq, apo per shume keq.

Submitted by DUKA TAMAM o jo... (not verified) on

Arben Duka, e ke kruajtur ndonjehere Vrimen ( sipas Rita Petros) me gjethe fiku ? Kete ke ber ti. Je BOLE KANDARI. Kaq.
Me teper nuk merrem me ty.

Submitted by Shaqo KONDAJ (not verified) on

O Arben, pse je bere derdimen, a i vrare. Te ka ikur menja fare o gole. Te kemi ditur nje cike burre me menpor paskemrrjedhu fare a derezi. Dhe kur te fillon menja e te le, ata njerezit e tu, bejne mire te te lidhin, e mos te te lene te shkaravisesh me nga keto,pacavuret qe na zografis tina. Keshtu si po te them une. Degjon ore koqe e pjerdhur. Se qe kur nuk te punojne me koqet, ke filluar te dhitesh edhe nga trute e na shkruan mutsihane te tilla. Ore, po nuk ke njecike turp. Hale e mutit. Turp te te vije. Na pjerdh ne gazeta, dhe ata ti botojne, dhe ti kujton se jei mecem. Nje mut je i mecem. Koqe kandari je. Pale, ke lene edhe mjeker qe te duket vetja si akademik. U u u u, pika qe ste bie, ty me gjithe mjekret tene akademike. Te kemi dhjete mjekren me gjithe mustaqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.