Dossier/Lista amerikane e goditjeve bërthamore në vitin 1959 - Në Shqipëri, objektiva ishin Kuçova dhe Tirana
Nëse Lufta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, të paktën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kurseheshin as në goditjet me armë termobërthamore të qyteteve dhe popullsisë civile në Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetoën, ka zbardhur listën e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959. Si objektiva ushtarakë në listën prioritare për goditje sistematike me bomba termobërthamore ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, por edhe bazat dhe qytetet e rëndësishme për ushtrinë sovjetike, si Berlini Lindor dhe Varshava , ishin në krye të listës. Më tej lista përfshin një sërë objektivash si blloqe industriale të BS-së, qytete si Bukureshti, Sofja, Budapesti, Pekin, Moskë, Leningrad. Në objektivat ballkanikë përfshihej edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova me gjasë për shkak të aeroportit dhe naftës si dhe Tirana, sërish për këtë arsye. Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët çka shpjegon edhe hyrjen në listën e goditjeve fatale.
Dokumenti prej 800 faqesh është përpiluar në vitin 1956 nga Komanda Ajrore Strategjike dhe në të klasifikohen 1100 fusha ajrore të bllokut sovjetik dhe 1200 qytete. Dokumenti saktëson se Komanda amerikane do të përdorte bombardues dhe bomba me kapacitet nga 1.7 deri në 9 megatonë, një katastrofë e vërtetë për rajonet e goditjes.
http://nsarchive.gwu.edu/nukevault/ebb538-Cold-War-Nuclear-Target-List-D...
Comments
Sigurimi i shtetitte
Sigurimi i shtetitte asajekohe e paska ditur kete gje, mbasi ne kete periudhe, ushtaraket shqiptare, kane trajnuar popullin e qytetit Stalin (Kuvove sot), ne rast sulmi berthamor, duke i msuar te fute ne tunele, gryka perrenjsh, kanale te thella, etj, etj.
Kjo eshte nje e vertete qe i gjithe populli i Kucoves, e di mire.
Add new comment