Reagimi i Vito Kapos për heqjen e dekoratave që u dhanë në fshehtësi
Vito Kapos, Medalja e Mirënjohjes i ishte dërguar me postë. Asokohe ajo falenderoi hapur ekzekutivin e në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin. “Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Padyshim ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj mundësie që më jepni ju që të falenderoj qeverinë dhe në veçanti ministren e Mbrojtjes”, – shprehej Vito Kapo, ish-ministre e Industrisë së Lehtë në kohën e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë.
Por ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH nuk e ka pritur mirë nismën e fundit të qeverisë për heqjen e dekoratave. E shoqja e Hysni Kapos thotë për ‘Sot’ se nuk e do një dekoratë të dhënë në fshehtësi.
“Ky është një vendim qesharak. Është një vendim sa për të qarë, edhe për të qeshur. Nuk mund t’ua mohosh sakrificën dhe meritën luftëtarëve për liri, atyre që rrezikuan jetën për lirinë e vendit. Kjo që po kërkon të bëjë PS dhe PD është absurde.
Unë nuk e du dekoratën që m’u dha në fshehtësi. PS dhe PD, siç duket, paskan frikë nga lavdia e Luftës Antifashiste që bëri populli shqiptar. LANÇ është epopeja legjendare e popullit tonë dhe ne duhet të ndjehemi krenarë për sakrificën e të gjithë partizanëve, që sollën çlirimin e vendit”-shprehet Kapo.
Comments
E pse nuk e refuzove, vjet,
E pse nuk e refuzove, vjet, medaljen qe t'u dha ne fshehtesi ?
Pse flet tani, qe po t'a heqin ?
Trim, pas lufte, shoqja-zonja Vito.
Add new comment