Kthesa 180° e Dashnor Sulës

Postuar në 09 Mars, 2012 04:59

E mbani mend drekën e famshme të ish-nën kryetarit të PD-së Bamir Topi, i cili aspironte të bëhej President në vitin 2007 në Sarandë, me një grup mbështetësish të tij? Mes tyre ishte edhe Dashnor Sula. Shumica e pjestarëve të atij grupi mbështetës të Topit, sot nuk janë më deputetë (Presidenti me zor bëri Kryetar të KLSH-së Bujar Leskajn), kurse dy prej atyre që i mbijetuan fshesës së Berishës në zgjedhjet e 2009-ës gjenden në pozicione të kundërta sot. Gazmend Oketa u nda nga grupi i PD-së për t’iu bashkuar partisë (nuk dijmë ende se kur do t’a shpallë) të Topit, kurse Dashnor Sula është ngjeshur edhe më tepër me partinë e tij duke sulmuar atë që mbështeti në 2007-ën, Bamir Topin.

Në intervistën e sotme tek “Mapo”, Sula shkon deri aty se të akuzojë Presidentin e Republikës për pazare dhe trafiqe në KLD duke paralajmëruar edhe për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të pas mbarimit të mandatit. (hetimet e funksionarëve pas mbarimit të mandatit vazhdojnë të përdoren si mjet presioni nga mazhoranca). Sula kishte kohë që ishte larguar nga Topi por intervista e sotme qartëson edhe më tepër ndasitë midis tyre dhe kthesën 180° të tij duke i kthyer në gjirin e partisë pas “fajit” që bëri disa vite më parë duke mbështetur presidentllëkun e Topit.

S.E.

Comments

Submitted by antizeneli (not verified) on

Kush eshte ky ? mos eshte gje ai gangsteri qe rreh arbitrat ne stadiumin e futbollit te Peqinit ?

Pse o Mustafa i jep rendesi fjales se alabakeve.

Submitted by salka (not verified) on

Na beni biografine e tij mbase ka punuar si hetues e prokuror dhe ne kohen e Dulles.

Po keshtu te deklaroj sakte pasurine dhe si e ka vene pastaj le te na jap mend.

Submitted by a.g. (not verified) on

Se ke do te' varrosin ' keta 'papagaje' e kane gjetur, por nuk po gjejne dot prift apo hoxhe, per te bere adetin...

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci, ben mire qe shkruan se Dash Sula qe ka qene me bamirin eshte tani shume larg nga ai. ne ate kohe kur ishte me bamirin, ai s'ka qene asnjehere kunder PD, s'ka thene kurre asgje kunder, ai eshte nje student i dhjetorit dhe nje grevist i urise se shkurtit te 1991. Kjo per ate tipin qe thote se do kete hetues i diktatures.  Qendrimet i Dash Sules jane gjeja me e besueshme ne keto debate Topi- Berisha sepse dashi duhet te dije gjithcka, e njeh mire Bamirin, perndryshe pse te mos ikte si Oketa, c'e pengon? te qenit deputet?? Dokrra, behet edhe andej nga Topi ????!!!!!!!!!!!!Ai edhe nga Pd nuk ka marre ndonje gje te madhe, ne zonen e tij rezultati ehste 80% PD dhe 20% dhe kjo qe kur ai u be deputet se me pare ishte e anasjellta per PS.  Pasqyra e Topit,e partise se tij, eshte Dash Sula sespe i di te gjitha, e njeh mire dhe i ka besuar dikur kur Topi ende s'kishte puhstet.

Submitted by olti (not verified) on

Anonim,

Dash Sula eshte nje rrugac dhe turpi i Shqiptareve. Ky dhunon arbitrat para kamerave more djale e vetem ky smund te mbrohet. Cfare do di per Bamirin ky qe qeka kaq tragjike? Ke pallon? Po ne nuk po zgjedhim Peshkop. Nejse tkena Salen shnosh pa te gjitha do rregullohen.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Dash Sula po qe demokrat ne kuptimin e mire dhe fillestar te fjales demokrat, le te beje transparencen e pasurive te tundshme dher te patundshme, pa i permendur emra konkret te 'themeleve' te tij ne 'fitoret' e thella ne Peqin. Kesaj  i thone: 'Do te behesh i pasur, merru me politike! Do te behesh i imunizuar, shaji miqte e tu! Do te behesh i besueshem, moho prejardhjen!...'

Submitted by Gusmari (not verified) on

Ncuq! Ky Sula, nuk ka bere nje kthese 180°, por thjesht, ka hyp ne nje kar uzel dhe ka bere nje rrotullim 360°.

Submitted by salka (not verified) on

Per avokatin Anonim !

Kur ky na paska keto mendime per KLD dhe Presidentin pse del e flet tashti

qe flitet se Topi do bej parti. Ku ishte derisot, madje dhe kur flirtonte me Topin.

Apo si plaste fare per vendin dhe Drejtesine Shqiptare, e cila eshte skandaloze e ishte

dhe kur Dashi  punonte  dhe milte lopen atje.  Apo tashti e nderseu ( jo ndërzeu) Sala

si laro pe te lehur.

Per Muçin !

Shpall nje sondazh : Cila eshte radha e larove qe do dalin kunder Topit e Co.

Submitted by GOni (not verified) on

Ky eshte shume i lodhur lale.

Muci psh duhet ti marre me rradhe e tju beje ca pyetje.

Do ishte shume per te qeshur.

Une jam shume kurioz te di psh:

Ca pikpamje ka ky per te djathen liberale, po ate konservatore?Cfare nuk perlen ky trimi psh nga parimi majtist i Akomodimit Social te Jetes.Cfare modeli ekonomik perkrah?

Eshte me teper per nje president si ky qe eshte sot apo sistem gjysempresidencial?

Cfare mendimi ka per rolin e K.Ministrit ne keshillin e ministrave?Duhet te kete nje rol me te vogel(itali) apo me te madh(usa)?

Keto jane ca pyetje qe gjysma e ketyre trapave qe dalin cdo dite ne publik edhe vete do qeshin kur te pergjigjen.

Jane A-ja e profesionit(politikanit) te ketij shokut.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ketu ne kete forum ka shume urrejtje dhe pak arsyetim.  U perpoqa te them dicka dhe te sulen egersisht pa asnje argument.  per ate qe thote se pse Sula nuk ka denoncuar me pare, po i them qe e ka bere me dhjetera here, ka interviste te GSH, te Standard qe para dy vitesh, ka fjalime ne parlament etj. Une nuk jam duke bere avokati sic tha dikush tjeter, nuk e njoh fare, por them qe Bamirin ai e njeh mire sepse ka qene me te, ne grupin e tij per nje kohe te gjate.  Keto akuzat per pasuri te vjedhura e per pasuri te tjetersuara jane vertet spektakolare dhe tregojne qe ky forum flet pa asnje fakt, taman si te ishim ne komunizem.  Nejse beni si te doni dhe m,endoni si te doni, por fakt eshte qe Sula e njeh mire Topin kete pranojeni dhe fakt ehste qe nuk ka ikur nga Topi per ndonje gje personale se s'ka cfare te marre nga ai, deputet ka qene dhe deputet do te jete dhe kjo as qe diskutohet fare me rezultatin qe del ne Peqin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.