Rama: Isha krahu radikal i lëvizjes antikomuniste, Akademia e Arteve provokoi regjimin

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 10:33

Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij në lëvizjet demokratike të Dhjetorit, duke shpjeguar dhe arsyet që e ndanë atë nga Partia Demokratike. Në një intervistë të publikuar në gazetën “Shqip” ai lë të nënkuptohet se partia e parë opozitare kishte adoptuar një vijë oportuniste në raport me komunizmin.

“Për mua dhe për ne që të themi ishim krahu radikal I lëvizjjes që vinim nga Akademia e Arteve, përjashto ndonjë individ të veçantë, ishte e pamundur që të pranonim si përfaqësuesen tonë Partinë Demokratike. Dhe refleksionet lindën si nevojë për reflektim, jo si një bërthamë e një partie politike, por si një hapësirë për t’u dhënë zë të gjithë atyre që nuk gjenin hapësirë në kutinë ku u fut Partia Demokratike”-theksoi Rama

Ai thotë se Akadameia e Arteve ka rolin e vet në përmbysjen e diktaturës me provokimet që i bënte regjimit përmes artit të ndaluar.

“Ndihej qartë që frika e kishte prekur atë nomenklaturë, deri aty tërësisht inerte dhe mendjemadhësisht të bindur që do t’i rezistonte asaj dallge të madhe dhe nga ana tjetër përshkallëzimin në Akademinë e Arteve të një procesi pikërisht për të matur hapat dhe për të parë sesa i fortë ishte ai regjim duke provokuar në vazhdimësi përmes vënies në funkison të elementëve të artit të ndaluar “-shton Rama

Kryeministri thotë se është i shqetësuar që komunizmi nuk është ka gjetur akoma vendin që meriton në kujtesën historike të shqiptarëve.

“Mua më ka shqetësuar gjithmonë mungesa e vullnetit për t’i dhënë vendin e vet në kujtesën tonë historike, të gjithë asaj barbarie që ishte regjimi komunist. Dhe hapja e dosjeve është një hap shumë i rëndësishëm përpara, ashtu siç hap shumë i  rëndësishëm përpara është krijimi i një institucioni të mirëfilltë i arkivimit të kujtesës historike të komunizmit”

Comments

Submitted by Cun tirone (not verified) on

Po mire, ja po e besojme qe kjo ishte arsyeja. Pse nuk hapi nje parti te tijen plot me antik... si vetja e vet. Dhe realizonte planin dhe endrren e tij. Dhe meqenese me ne fund e mori pushtetin ne 2013 jemi kurioz te dime si e kishte endrren ai djal. Cfare quan ai antikomunist? Dekorimin e Vito Kapos? Punesimin e Ditmir Bushatit, Ilir Beqes, Sonila Qatos, apo ndonje tjetri? Aman ore na thuaj sa komuniste ke vrare deri me sot?

Submitted by Kilometri i fun... (not verified) on

Edi Rama vazhdon te shtiret, ende

Po te jete ky qe shprehej, radikal gjoja, c'pune ka ne partine Socialiste, qe ishte dhe eshte natyrshem vazhduesja e PPSh-se?

Rama e Klosi iu bashkuan te respektuarit Trebeshina (qe ishte natyrshem ne thenien e tij lapidare: Foshnja lindi i vdekur), kerkuan ndeshkimin fizik te komunisteve te eperm, por si mund ta benin ata me eterit e tyre?!

Sali Berisha ishte dhe mbeti teresisht i vertete ne misionin qe mori persiper dhe e kreu deri ne fund: ai nuk ishte as per gjyqin ndaj komunizmit, as per gjyqin moral, madje, as per kthimin e prones, as per respektimin e vertete te te denuarve politike reale, te vertete.

Rama, edhe pse u ngjit ne Lartesine e Eperme te Pushtetit ne vitin 2013, nuk shkoi ndermend as edhe ta reviziononte Ligjin 7501 te Sali Berishes, miratuar nja njeete vjet me pare! Ku qendron radkilaizmi i tij atehere?!

I vetmi "radikalizem" i Rames dhe Figurativeve te tjere ishte dhe eshte ai seksual, formal, pikturesk, pra thjesht propogandistik. Nese Rama do ishte ne krye te PD-se dhe do takohej me Afil Carcanin e urte, do te terhiqej menjehere perballe atij plotesimi mjeran te kerkesave ekonomike artistike!
Mjaft te verejme duke qeshur se si e ka kompozuar Qeverrine, dhe bindemi per kete!

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Radikal ! ! ! Vetem, radikal per aparance, sa per te tjerat, asnji gje nuk ka ndryshuar. Hiq Lenen dhe ver Prenen. Hiq gozhde e fut pyka. Hiq prift e fut hoxhe. Hiq dhjak e fut xhakua. Me 85 vota ne parlament, me nje maxhorance absolute per te hequr me president, kryeprokuror, kryetaret e gjykatave, te Larte e Kushtetuese, KLD, etj, etj, dhe emeroje te rinj me madat provizor, e pastaj te behej reforma ne drejtesi me avashllek, me maturi, sic e do opozita me Salilulin, me konsensus, apo edhe si ta duan, pra, te behej cdo gje ne keto kushte, e pastaj le te bente, provokime e pordhe alla shqipetare, kushdo nga palet. Por, fasada, aparenca, mbeten te tilla, fillojne shume gjera njeheresh, dhe nuk mbarojn asnje, mbasi nuk jane karizmatike, jane pa shtylle kurrizore. Merr perahembull reformen ne shendetesi, skandal e kaluar skandalit, per te vene duart ne koke e per t'ja filluar kujes se mjere c'na gjeti po patem hall per spital. U bene dy vjet. C'do me ? Asnji gje nuk eshte bere tamam. Vetem fasade, kryeminister fasade, qeveri fasade. Reformen ne drejtesi po e bejne nderkombetaret, e jo kjo qeveri. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.