Rikthimi i Nikolas Sarkozy

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 22:27

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy ka hedhur hapin e parë drejt rikthimit në presidencën franceze. Zhgënjimi nga Hollande por edhe stepja përballë ekstremit të djathtë i ka orientuar votat e francezëve tek Sarkozy. Fronti NacionaliI Mari Le Pen nuk arriti të ripërsërisë rezultatin e raundit të parë në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Francë.

Exit pollet tregojnë se ekstremi i djathtë ka humbur thellë në veri, ndërsa ka marrë rezultate zhgenjyese edhe në jug e lindje të vendit. Kjo pas tërheqjes së socialistëve në dy rajone dhe thirrjes për të mos mbështetur Frontin Nacional. Republikanët e ish-presidentit Sarkozy dhe aleatët e tyre siguruan mbi 57.7 për qind të votave në veri, ndërsa Fronti Nacional 42.5 për qind të votave.

Ekstremi i djathtë ka rritur popullaritetin pas sulmeve terroriste të 13 Nëntorit dhe kjo shihet si një paralajmërim për të gjithë politikanët. Megjithatë Le Pen deklaroi se është e vendosur të ecë përpara pasi askush nuk mund ta ndalë zgjerimin e Frontit Nacional. Edhe Sarkozy në një deklaratë pas daljes së rezultateve të para tha se Republikanët nuk e shohin si triumf rezultatin e zgjedhjeve, por si një avantazh në kohë për të ndarë me francezët shqetësimet lidhur me sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Keto zgjedhje ne France, me sa po kuptoj, jane rezultante e gomarlleqeve te Holland, mbasi e futi vendin ne nje qerthull mizor, nga ku nuk dilet kollaj. Holland, futi me zor Francen ne luften e Libise, te Sirise, etj, duke e kethyer vendin, nga sulmues, ne te sulmuar nga ISIS-i arab, dhe tani, viltimat, jane populli i thjeshte francez, qe po paguan pasojat e politikave miope te drejtuesve te vet aktuale. Francezet gjykuan qe me mire me Sarkozyne, njecike shkerdhate e i zgjuar, se sa nje gallof si Holland. Te shohim e degjojme, por sic po duken bathet, nuk do te jete e larget dita, kur francezet, do te jene ne minoritet, dhe frengjishtja te jete gjuhe e dyte ne France . Absurd cudites ? Mos u cudisni ! Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.