Cani letër mirënjohje të paraburgosurit për mashtrim: “Një model i ndershem dhe i rregullt i sipërmarrjes”

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 17:45

Qeveria e ka bërë praktikë të veçojë dhe shpërblejë më të dalluarit jo vetëm në administratë por edhe në sektorin privat, duke dashur të përcjellë idenë se ky shtet mund të bëhet përmes modeleve që ajo promovon. Me pak fjalë një inkurajim që edhe shoqëria të ndjekë “heronjtë” e së sotmes. Një ndër të është edhe Nadir Çausholli, pronar i kompanisë “Omega Farm”, i arrestuar për miliona euro përfitime të paligshme nga skema e rimbursimit të barnave.

Nderimi dhe respekti i qeverisë për Nadir Çaushollin, u firmos nga vete nga ministri i financave Shkelqim Cani. “Një model i ndershem dhe i rregullt i sipërmarrjes” e cilësoi Shëelqim Cani kompaninë Omega Farma, në letrën ku i shpreh mirënjohjen e tij, në përfundim të aksionit kundër informalitetit.  ABC Neës ka publikuar letren, që ministri Cani i ka dërguar me 17 nëntor të këtij viti, babait të të arrestuarit, tashmë me detyrë e administratorit të kompanisë së djalit, “Omega Farm”.

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri. Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por, në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurrencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.”

Kur letra mberriti ne kompani, “Modeli i ndershem” ishte ne qelite e paraburgimit. Letra e Shkelqim Canit u dergua 18 ditë pas arrestimit. Çausholli u arrestua si pjese e një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme. 2.2 mln euro te vjedhura nga shteti nuk mjaftuan qe ministri I financave Shkëlqim Cani ta perjashtonte OMEGA Farmen nga bizneset e ndershme qe duhen falenderuar.

 “Unë dëshiroj jo vetëm t’iu falënderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore.

Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë sëbashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes.”

 

 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ose jane te cmendur, ose jane te paafte (si puna e atyre qe mbarojne shkollat ne perendim, dhe e njohin jeten vetem nga kompjuteri) pa njojtur realitetin shqiptar, ose jane aq hajdute, sa u jane errur syte, si puna e atije demit kur ndersehet me lopen. Ky do te ishte aresyetimi me i sakte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.