Një hekurishte, një ambasadë dhe ca analistë për Hanin e Lulit

Postuar në 06 Janar, 2022 22:33

Kjo derë raportohet se është salduar në hyrjen e PD-së. Selisë së saj. Kjo katana hekuri, në atë që është sot hekurishtja e opozitës, është prova më e mirë sesi tranzicioni nuk e lë asnjëherë imagjinatën pa provokuar.

Fjalët janë të tepërta dhe ato edhe aq pak sa janë gjejnë kuptim vetëm në Shqipëri dhe në shqipen e pluri-kaotizmit të pas ’90-ës.

Absurdi i kësaj që po ndodh zhvillohet rreth një të paqene: çfarë mbron ajo portë? Lulzim Bashën nga sulmi i Berishës? Kush e dëgjon duhet të qajë duke qeshur. Ndodhin këto në mes të një vendi anëtar të NATO-s! Lëvizja e lirë është bllokuar në një vend të vetëm në Shqipëri, në PD.

Një parti që sot e mbron një derë hekuri, ca trima pa fytyrë, një ambasadë dhe analistët pranë PS-së. 

Kjo nuk ka as emër, as pseudonim. Kjo është Luliada në zhvillim live, një protezë dobësie organike e një politike që synon të inkubojë të gjitha qeniet kënetore të status quosë. Ta sodisim si teatër pse në fakt askush nuk di të thotë se çfarë ka dashur të thotë autori.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Lulka e di dhe eshte i sigurt se kjo dere nuk mund te thyhet nga Birisha. Ah po, sikur ky I dyti te shkul trungun e shtatores se Azemit (qe nga lartesia ia kalon edhe shtatores se Kim Jong) e ta perdor si trar per te shqyer kete dere, mundte hyje nezyre.
Per shperthime portash e centrale energjike vetem Azemi ishte profesionist me laperet e tij.

Submitted by Maliqi (not verified) on

Nuk e di mire konceptin qe keni per gjerat po me duket se tentoni ti quani te vogla ato te Lulit.
Ta kapim per hekurat, ishin te trashe e te medhenj, uzina e dyerve te blinduara do e kushte zili.
Ta kapim nga ambasada, me e madhja eshte, edhe per siperfaqe edhe per namuz. Edhe nga Marsi do e kishin zili.
Ta kapim nga hani qe krijoi, han me te madh s'do gjeje asgjekundi. Edhe Stavro do e kishte zili.
S'po di a po kuptohna?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.