Ekzekutimi i gjyqtarit ka tronditur opinionin publik

Postuar në 09 Shtator, 2011 15:49

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Vlorë, ku gjeti vdekjen gjyqtari 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve, ka shock-uar gjithë opinionin publik. Nuk ishte vetëm mënyra e ekzekutimit që i bënë (kanë telekomanduar shpërthimin e një eksplozivi të vendosur në makinën e tij), por edhe fakti që ish gjyqtar, që e shkaktojnë këtë tronditje. E për këtë arsye, të parët që janë tronditur janë gjyqtarët e Republikës. Shqipëria e viteve të fundit ka gëluar nga kriminaliteti, por atentatet e sulmet vrastare mbi gjyqtarët kanë qenë të rralla. Në këtë kuptim, egziston frika se kjo ngjarje mund të përurojë një erë të re të shëmtuar.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia ka nxjerrë njoftimin mbi një shpërblim prej 100 mijë eurosh për atë që jep informacion lidhur me atentatorin, por nuk ka dhënë pista të mundshme hetimi. Zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkoi menjëherë në Vlorë, ku bëri një vizitë ngushëllimi në familjen e viktimës, e ku deklaroi se “nuk duhet ta lëmë Vlorën të shndërrohet në Palermon e dekadave të shkuara, kur ekzekutoheshin njerëz me toga të zeza”. Disa orë më përpara, Presidenti i Republikës ka thirrur në një takim në Presidencë kryeprokuroren, shefin e SHISH-it dhe drejtorin e policisë së shtetit. Të tjerët janë mjaftuar me deklarata. Mediat kanë raportuar në detaje të gjithë ngjarjen, dhe kanë folur për pista të ndryshme, mes të cilave përmendet ajo e konfliktit për shkak pronash, dhe ajo për shkak të detyrës si gjyqtar.

E.G.

Comments

Submitted by Fan Noli (not verified) on

Ngushellime Familjes ! Por ne vend te Sashenkes apo Tomes te cilet e meritonin nje  Denim te Tille , digjen Gjyqtaret e Nivelit te pare qe jane pa mbeshtetje.........

Submitted by M.Sota (not verified) on

Kush do te protestoje per femijen 12-vjecar qe mbeti ne germadha ne Shkoder?

Te gjitha shoqatat e gjyqtareve, prokuroreve, dhoma e avokateve, perfaqesuesit e institucioneve, partite politike shpehen indinjinim dhe kerkuan zbardhjen e ngjarjes re rende, dhe une bashkohem plotesisht me te gjithe, por lajmi per djalin e vogel qe kishte mbetur ne germadha ne Shkoder dhe per shume te tjere si ai qe kane humbur jeten duke punuar per buken e gojes, duke jetuar ne shtepi te pabanueshme, duke marre flake sepse prinderit jane jashte shtepise duke punuar naten, zuri si gjithmone shume pak vend dhe nuk u protestua nga asnje.

Kam frike nga kjo shoqeri qe jemi shnderruar ku vetem per pasurin, te fortin, njeriun ne pozite ka reagim, ka mirekuptim, ka keqardhje. Nuk e dua kete shoqeri qe duket se ka veshe dhe goje vetem kur vritet nje gjykates apo doktor (megjithe respektin e jashtezakonshem per profesionet dhe njerezit e ndershem). Nuk e dua kete media, shoqeri civile dhe president qe nuk flet per jetet e femijeve dhe familjeve qe jetojne ne varferi, per shkollat dhe spitalet publike qe jane ne pike te hallit dhe per lulezimin e atyre private, qe nuk flet dhe kerkon, qe nuk nxit dhe angazhon njerezit per te kerkuar respektimin e te drejtave  te tyre njerezore. Permend keta faktore sepse mund te jene nga te vetmit qe akoma pritet dhe shpresohet qe te reagojne, por sic duket te gjithe jane te zene me sherbimet  e rradhes (per veten dhe rrethin e tyre miqesor, politik, ekonomik, etj).

Jam gati te qendroj para Kryeministrise, MPCSSHB, Bashkise Shkoder a kujtdo institucioni tjeter per mbrojtjen e nje jete njerezore dhe jo vetem per gjykates, doktore, profesore, por edhe per femije, minatore, gra, qe humbin jeten ne heshtje dite per dite.

Submitted by Anonim (not verified) on

sa tragjike te vritet nje femije duke luajtur. nuk ka fjale ta pershkruash.... po mendoja per  fajtorin (mbase policia qe shkaterron e nuk pastron) por fajtor jemi te gjithe.

nga femijnia-Nje qytetar kishte nje shtepi me bashte te madhe . Kishte nje djale dhe ishin  jo te pasur.  Beri nje mur dhe vendosi te shiste pjesen tjeter. E bleu nje gjyqtar. pas disa vitesh pune, vendosi te ndertonte nje shtepi te madhe. Prishi murin dhe i mori dhe pjesen e mbetur te bashtes. Qytetari i ndershem e i urte  me shkolle te larte rreth te 70ve, shkoi ne gjykaten e Korces te gjente drejtesi. Kishte tapine katrani. Gjyqtaret njihen per solidaritet te larte. Pas ca vitesh sorollatje u lodh dhe dy  bashtat me trendafila jane sot kulla e gjyqtarit. Kam qene femije dhe thoshim ska mundesi te kete njeri qe tju beje keq ketyre njerezve te mire por ja qe Korca kishte dhe gjyqtare....   kacafytjet e perditshme me krimin i ndryshojne njerezit.

Submitted by anisa (not verified) on

Harrove te permendesh ndihmen qe ka vajtur nga urgjenca Mustafa i dashur. Ke harruar qe u transportua ne bagazhin e furgonit te policise e qe u nxorr nga flaket nga kalimtaret. Sa e madhe eshte vlora?? Sa minuta i duhet nje makine ambulance te vije ne vendngjarje, 4, 5 apo 6 minuta???? Nuk di nga ta kap kete ngjarje, nga fillimi apo nga fundi???

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Pershendetje te gjitheve, me quajne Agim.

Me ka ardhe shume keq per viktimat e 21 Janarit. Nuk njoh asnjerin prej tyre por me vjen keq se ishin viktima te sistemit te korruptuar.

Ata nuk i vrau, ai ushtari qe terhoqi kembezen e pushkes.

Per gjyqtarin e vrare me ka ardhe shume keq. Nuk e njihja aspak. Ate nuk e vrau ai qe shtypi butonin e shperthimit te dinamitit.

Nje baba me dy femije vret vetvehten nga varferie dhe borxhet e medhaja. Ai nuk vrau vetvehten.

Keshtu i kuptoj une problemet e Shqiperise.

Qelbi-i-qelbit shqiptar , Sali Ram Berisha eshte qendra e gjithe prapesive-korrupsionit-vetgjyqesite-vrasajet dhe vetvrasjet e ka katandise Shqiperine ne kete gjendje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.