“Nuk i flas më, f**k him”

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 18:39

Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.

"Paqja e Trump: Marrëveshjet e Abrahamit dhe riformësimi i Lindjes së Mesme", është libri nga Barak Ravid, për të cilin Trump ka komentuar një nga “tradhtitë” e Netanyahut: momentin kur uroi Presidentin e zgjedhur Biden për fitoren në zgjedhje, ndërsa Trump ende kundërshtonte rezultatin.

"Personi i parë që e përgëzoi Biden ishte Bibi Netanyahu, njeriu për të cilin bëra më shumë se çdo person tjetër me të cilin bashkëpunova... Bibi mund të kishte qëndruar në heshtje. Ai ka bërë një gabim të tmerrshëm."

Trump shprehet i indinjuar për faktin se ndërsa liderë si Jair Bolsonaro i Brazilit dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk u prononcuan, pasi "ata mendonin se zgjedhjet ishin të manipuluara", Netanyahu e pranoi ndër të parët fitoren e Biden.

Për arsye politike të brendshme, si Trump ashtu edhe Netanyahu kultivuan perceptimin e publikut se mes tyre kishte mirëkuptim reciprok pasi ata punuan ngushtë së bashku për çështje kyçe. Por në fund të presidencës së tij, Trump kishte arritur në përfundimin se Netanyahu nuk donte vërtet paqe me palestinezët dhe po e përdorte atë për Iranin.

Para se boja të thahej, ai iu drejtua Bidenit me një mesazh, ku fliste për miqësinë e tyre të madhe. Nuk kishte të tillë, sepse nëse do të kishte, administrata e Obamës nuk do ta kishte bërë marrëveshjen me Iranin," tha Trump. "Dhe mendoni se tani ata do ta bëjnë përsëri."

Netanyahu, tani në opozitë, po lufton sërish për të rimarrë pushtetin, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion. Të njëjtën gjë kërkon edhe Trump, i cili e ka shprehur hapur ambicien për të kandiduar në presidencialet e radhës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dava diktatoresh dhe manjiakesh psikopate!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.