Basha propozon qeveri teknike, kërkon nga FRPD të nderojë Sali Berishën

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 13:22

Teksa u kërkoi nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të nderojnë intelektualë si Sali Berisha e Gramos Pashko në 25-vjetorin e lëvizjeve demokratike , kryetari i opozitës Lulzim Basha shpalli 8 dhjetorin si ditën kur qeveria duhet të largohet, pasi i ka zhgënjyer të gjithë.
"Të zhgënjyer edhe socialistësh që shohin se qeveria pasurohet dhe të vetmin që marrin përgjegjësi janë një dorë kriminelësh me damkë. Të mashtruar dhe pensionistët, I trembur dhe biznesi nga gjobat, taksat, biznesi, kusarët, zuzarët. Ky është realiteti.
Kanë mashtruar dhe dështuar në premtimin për 300 mijë vende pune, për ulje taksash dhe rritje rrogash. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve në shuma marramendëse. Më shumë 770 milionë në prokurorime e tendera, 600 milionë USD vetëm me marrëveshjen e CEZ-it" deklaroi Basha.
Ai propozoi qeveri teknike deri në përgatitjet për zgjedhje të parakohshme.
"Dy ditë para 8 dhjetorit, shqiptarët anembanë bien dakord se pritja për këtë qeveri e m,baroi kohën e saj, se shpresa nuk ka më shpresë dhe Rama – Meta e dogji mandatin e saj dyvjeçar. Ata janë sot rrokullisja, laku në ekonominë e vendit, janë grabitja, korrupsioni dhe eksodi për qindra mijë shqiptarë”. Zgjidhja për Shqipërinë është një qeveri teknike për të shpëtuar vendin nga e keqja që e ka mbërthyer dhe ndaj në 8 dhjetor ne nisim maratonën për largimin e qeverisë, me pjesëmarrje masive në protestë, pa u lodhur asnjë çast për arritjen e objektivave tona”,- theksoi në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Comments

Submitted by Alush Qamili (not verified) on

Do pare edhe kjo puna e "protestes" se 8 Dhjetorit, se PD, ka eksperience te mire me te tilla taste, si puna e 2 prillit ne Shkoder. Kam frike se do te provokojne vete (PD) ndonje vrasje te ndonje militanti te vet e per ta paraqitur si veper qeverise, per dy qellime, e para, per te rikrijuar revolte popullore, dhe e dyta, per t'u barazuar me PS ne lidhje me 21 Janarin. Te shikojme e te degjojme. Te shpresojme qe te mos kete vrasje si te 2 Prillit me Shkoder . . .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.