Refrenit “Fajin e ka Saliu” i ka mbaruar karburanti

Postuar në 29 Nëntor, 2015 15:37

Në dy vjetët e para të qeverisjes, qeveria Rama ka shpenzuar 1.2 miliardë dollarë për të shlyer detyrime të prapambetura të qeverisë së “Saliut”, si dhe interesa të borxhit të akumualuar ndër vite. Për këtë, ka marrë 900 milionë dollarë borxhe të reja dhe 300 milionë dollarë i ka marrë nga të ardhurat korrente të buxhetit (që mund t’i kishte përdorur për investime të së ardhmes, në vend që t’i shpenzonte për të mbuluar gropat e së shkuarës).

Në dy vjetët e para të qeverisjes, qeveria Rama e ktheu sektorin e energjisë elektrike nga një gropë thithse që i merrte buxhetit 150 milionë dollarë në vit, në një kontribues të rëndësishëm për buxhetin (nëpërmjet tatimit mbi fitimit që realizon).

Pra, gropat kryesore që la “Saliu” në ekonomi janë mbushur tashmë. Me fjalë të tjera, refrenit “Fajin e ka Saliu” i ka mbaruar karburanti në fushën e ekonomisë.

Projektet e mëdha infrastrukturore të nisura duhet të përfundojnë në dy vjetët e ardhshme -- Autostrada Tiranë-Elbasan, Unaza e Madhe e Tiranës, e Fierit dhe e Vlorës, Rruga e Arbërit, Rruga Qukës-Qafë Plloçë duhen përfunduar deri në fund të 2017-ës.

Gjithashtu, ndërprerjes kronike të energjisë elektrike gjatë ditëve të ftohta i duhet dhënë fund deri në fund të 2017-ës. Sepse përndryshe, në sytë e qytetarëve të thjeshtë, do të rrëzohet fabula "Po tregohemi të ashpër me mbledhjen e faturave të energjisë elektrike, që të kemi para për të përmirësuar rrjetin".

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ky qe ben si ekonomist duhet te dije besoj qe gjithe qeverite ne gjithe boten paguajne interesin e borxheve te gjitha qeverive qe i kane paraprire. Dhe ndryshe nga ne ky nuk eshte borxh 25vjecar po here here edhe 250 vjecar. Per me teper, nje nga efektet anesore te krizes eshte qe normat e interesit te borxhit publik shqiptar jane ne nivelet me te ulta historike. Se ca "grope" paska mbulu Rama vetem ky e di.

Submitted by rilindas (not verified) on

o albi_I, o smart ass, harrove ti qe FMN-ja I dha kredi te bute qeverise rama, qe te shlyente detyrimet 700 milione dollare qe berisha u kishte kompanive qe kishin kryer punime apo qe kishin furnizuar qeverine dhe berisha nuk ua jepte parate? po faktin qe berisha e gjeti borxhin 3 miliarde dollare dhe e la 9 miliarde te deklaruar (pa llogarit te padeklaruarin), a e harrove ti smart ass?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Komenti im i referohet pjeses se pagimit te interesave te borxhit, qe sipas Zaloshnjes qenka nje grope nderkohe qe eshte nje detyre bazike qe e ben cdo qeveri prej qindra vitesh.

Megjithate ja vlen te thuhen disa gjera edhe per kete punen e "borxheve te papaguara". Qeveria Rama asnjehere nuk deklaroi publikisht listen e debitoreve dhe arsyen e tyre. Edhe tani qe thote qe i ka shlyer nje nga gjerat qe u vu re menjehere ishte fakti qe nuk u ulen thuajse fare kredite e keqija neper banka. Nga ana tjeter dime po ashtu qe ka plot borxhe qe privatet i kane shtetit dhe edhe ato nuk ishin mbledhur. Eshte e veshtire te thuhet konkretisht ca ka shlyer e kujt ja ka shlyer kjo qeveri per aq kohe sa nuk ka asnje lloj transparenca nga ajo.

Po, ne kohen e Berishes u rrit borxhi publik. Une do te kerkoja te me thoja nje vend te botes ne te cilin kjo nuk ndodhi gjate krizes financiare. Akoma me tej, programi i te majteve kudo ne bote ka qende kunder "austeritetit", pra kunder shkurtimeve te shpenzimeve ne kohe krizash dhe per rritjen e tyre per te kompensuar uljen e aktivitetit te sektorit privat. Sic e thashe, kete e lehteson fakti qe tani paguhet nje interes sa 1/3 e asaj qe ishte para krizes. Ndryshe nga cmund te kesh degjuar borxhi publik, pra borxhi qe ne si shoqeri i kemi po vetes, nuk eshte aq problematik sa borxhi privat qe nje individ i ka nje tjetri.

Submitted by rilindas (not verified) on

akoma vazhdon tjerrjen ti, smart ass? po perse u rikthye FMN me program ndihme, pasi berisha e kishte perzene ne 2009? pikerisht sepse gropa e borxhit qe berisha e kishte thelluar me 6 miliarde dollare borxh te shpallur dhe 700 milione borxh te pashpallur mund ta thithte ekonomine tone, ne qofte se do te vazhdohej me mendjen e berishes. prandaj dhe fmn vuri kushtin qe ne 2019 borxhi te zbrese ne 57% te GDP. po juve gropa qe la berisha ju duket nje liqen I mbushur me uje floriri dhe ne e FMN jemi budallenj qe nuk e shohim dot ashtu sic e shihni ju....

Submitted by Albi_I (not verified) on

Leje mer Berishen ku eshte, po te kishte bythe ju e kishit fut ne burg per krimet qe ka bere po ju leverdis si alibi sa here qe dikush ju kundershton.

FMN-ja vete ka ndryshuar 100 here pozicion per ceshtjen e borxhit ne kohe krize. Krye ekonomisti i saj perpara se te largohej nga pozicioni ne fakt e pranoj qe ja kishin futur pak kot. Lexo ketu pozicionet e tyre zyrtare:
http://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/2011/09/ball.htm
http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2010/02/pdf/c3.pdf

Pse e mori Rama FMN-ne? Njesoj sic ka marre Blairin apo sic merrte Podestan Berisha, per te blere icik mbeshtetje nderkombetare.

Tani nje pyetje te fundit kam une, ti mos je nga ata ekonomistet qe kane bere anglisht ne shkolle e jane bere ekonomist ne jete si Prof. Dr. Beni Ahmetaj? Se sharlatan te tille na kane mbire plot keto kohe.

Submitted by Albanese (not verified) on

Ky ngeli apologjet i socialisteve, vini re si e perdor Berishen thjeshte si gjethe fiku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.