Skënderbeut i del “pronari”

Postuar në 02 Mars, 2012 06:53

Mediat gëlojnë në këto momente nga lajmi se Presidentit të Republikës, Bami Topi i është ndaluar nga Protokolli i Shtetit mbajtja e fjalës sot në Lezhë, me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit së Lezhës. Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe Zyra e Shtypi të Presidencës: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.

Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë.
Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni.
Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni.
Në këto rrethana, Presidenti e gjykon të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, të komunikojë me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me mesazhin, të cilin në rrethana normale të një vendi demokratik, do të duhej të lexohej në ceremoninë solemne në Lezhë.”

I vetmi funksionar i lartë i shtetit që mbajti fjalën në Lezhë, ishte Kryeministri Sali Berisha, i cili ka preferuar ta “mbajë vetëm për vete” vëmendjen mediatike në këtë ditë përkujtimore.

S.E.

Comments

Submitted by Stavri K. (not verified) on

Nuk eshte sjellje e padenje por sjellje prej rrugaçi.

Saliu si enver ka menduar se eshte Skenderbe dhe thirri aty

komunistet e kosoves dhe maqedonise shqiptare. Turpi dhe

per ta qe fyejn Shqiperine.

Submitted by Anonim (not verified) on

A ka me Shqiperi te shqiptareve, pas kesaj??!

Nuk eshte aq budalla sa duket, me "budallallekun" e tij, vini RE:

nje dite, nuk eshte cudi te jete edhe afer, ky zgjatim fundor i kombit shqiptar

te privatizoje gjithcka ne kete vend!!? Mos, O ZOT!!!

Submitted by Jasonbourne (not verified) on

Une mendoj qe kete zenelin ta bllokoni per ca kohe sepse kam vene re qe ne cdo lajm qe publikohet jep pergjigje pa lidhje, duke share e duke perdorur fjalor te papershtatshem, duke treguar qe "ka shkare nga realiteti".

Te fala gjithe zenellareve!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

keto jane trashigimtaret bastarda te Hweroit te shqiptarve Gjerj Kastriotit, i cili me 2 mars 1444 arriti ti bashkoje ne Lezhe te gjithe princat shqiptar, ato qe e dojshin dhe ato qe nuk e dojshin.

Shqiptaret para pushtimit turk-osman ishin ma te qytetnuem seç jane sot.

Submitted by Gingi (not verified) on

I gjykoj gjithmone tendencioze nderhyrjet e tua ,por ,sot me duhet te te jap te drejte. Ne kemi nevoje te gjithe, te mesojme nocionet baze te qytetarise, demokracise, shtetit, kombit, fese, moralit. C'do ritakim me realitetin e Shqiperise eshte trondites, destabilizues.,paradoksal, vetelendues. Nuk kish faj Konica...

Submitted by a.g. (not verified) on

Te bej nje propozim me kete ngarkese qe kam ? Te gjitha mediat, vizive dhe print, ne balline te tyre te kene ne krah te majte tonin Skenderbeun dhe ne te djathte Berishen, ne vazhdimesi gjate gjithe vitit jubilar. Me hir apo me pahir e meriton kaq pak Berisha. Panteoni eshte i tiji. Po nuk ja dhame ne, e merr vete. 'Zhgabonja' Berishe te jete mundesisht kudo dhe kurdo. Zoti na bekofte! E meritojme! Hallall t'a kemi! Le te zbrazet vreri i temthit te kujtdo nga smira, zilia, meria. E meritojme! Hallall dhe nje here ne kete pervjetor te patriotizmes! O te keqen o Berishe , Skenderbeun po le ne bisht. Ne, le 'te lehim' ,ti vetem perpara, me shpate ne dore caj 'pengesat' e historise! Hallall ti dhe hallall ne!

Submitted by Atentatori (not verified) on

Zenua s'duhet bllokuar!

Specimenët si ai në zhdukje janë rast studimi për të kuptuar më mirë se si arrijnë të qëndrojnë në pushtet tipa si Zogu, Hoxha ose Berisha! Jo se nuk njihet në teori por duhet të analizohet në qelizë çdo rast patetik!

Submitted by mallakastriot (not verified) on

mos u beni budallenj. ai po vepron keshtu per te ulur vlerat e Epirit.  ai eshte dreqi vete por nuk duhet shume per te kuptuar vicidolistin

Submitted by arnaut (not verified) on

Berisha eshte i cmendur. Po ashtu eshte Rama. Mjere ne kemi ngelur si mall pa Zot

Submitted by Anonim Diu (not verified) on

Kush do ti ja heqe nofken turke ketij Heroi Kombetar,pastaj do te shkojme ne europe

Submitted by Bujar (not verified) on

Mendoj se Presidenti duhet ta lere menjane "politiken" e tij "neutrale", "te bute", "paqesore", dmth, as mish as peshk, dhe te filloje te funksionoje institucionalisht dhe sipas ligjit.

Ai duhet te kerkoje zyrtarisht shkarkimin e Drejtuesit te Protokollit te Shtetit per shkelje te procedurave dhe tallje e fyerje per Institucionin e Presidentit. Zyrtarucet e keshilltaret e tij te lene komunikimin me median, si shembull transparence, dhe ti drejtohet institucioneve per te vendosur ne vend dinjitetin e institucionit. Se populli dhe zyrtaret, kur shohin se nje President nuk vendos dot dinjitetin e tij ne vend, per ate cka i takon me rregull, ligj e moral, nuk mund te mendojne pastaj se ne institucionet e tjera me poshte e shume me me pak rendesi te zbatohet ligji.

Nje president duhet te luftoje per drejtesine ne te gjithe nivelet, edhe per nje gje te parendesishme ne dukje, sepse keshtu jep modelin se si duhet te funksionojne gjerat ne kete vend. Nqs ai nuk ka deshire te perfundoje nje "qytetar" i lapangjosur neser rrugeve te Tiranes, duhet te luftoje sot te vendos dinjitetin e tij ne vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.