Albin Kurti: Nuk kam ngut për të ardhur në pushtet; dhe nuk dua të kem pronë

Në shqiptarja.com ish publikuar sot një intervistë me Albin Kurtin. Intervista është e rubrikës lunch.com të gazetares Mira Kazhani, dhe në të Kurti dilte në një dritë tjetër. Kish pranuar të fliste për jetën e vet intime, për të dashurën (norvegjeze me emrin Rita), për nënën dhe ndikimin që kjo e fundit ka pasur mbi Albinin, etj. Por edhe temat politike nuk kishin mbetur jashtë fokusit.
I pyetur lidhur me Tiranën e Prishtinën, ai jep do përcaktime interesante: “Tirana është revolucionare; për shkak të shesheve të saj. Prishtina është guerrile; për shkak të rrugicave të shumta.” Thotë se s’ka ndërmend kurrë të ketë një pronë, as shtëpi. “Për çfarë ta dua një shtëpi?”, thotë. Optikë jo tipikisht shqiptare, apo jo? Më tej, intervistuesja i fut politikën në bisedë. “Në një farë kuptimi s’do të bëhem kurrë politikan. Por në një kuptim tjetër ndoshta kam qenë gjithmonë”, shprehet ndërdyshazi ai.
Dhe tenton ta masë dhe Vetvendosjen (VV) me këtë kut. “VV, nëse do të vijë në pushtet, do të jetë falë një fitoreje konceptuale të shoqërisë. Nuk bëjmë llogari aleancash dhe koalicionesh. Nëse të duhet të bësh kaq shumë llogari është më bukur të humbasësh. Kam durimin e duhur unë dhe të gjithë kolegët e mi në VV. Ne do të jemi në pushtet në një kohë që shoqëria do të jetë zhvilluar aq mirë sa vërtet unë, apo dikush tjetër do të jetë shërbëtor i heshtur.” Dhe po aty ia ka qejfi të saktësojë diçka: “Institucionet e qeverisë, kryeministria, parlamenti, nuk janë banesa për politikanët. Ata s’duhet të shndërrohen në banorë dhe të rrinë aty si në shtëpi. Kjo është e turpshme.”
Kazhani nuk e fsheh që është i tërhequr shumë nga personaliteti i Kurtit. Kjo gjë duket gjatë gjithë intervistës, por më shumë duket tek mënyra se si ajo e mbyll këtë intervistë. Vesh kostumin e një opinionisteje të sigurtë, dhe thotë: “Më besoni, ky është Albin Kurti. Më besoni ju lexues, por dhe ju politikanë të Tiranës e Prishtinës që lidhni fatet tona në kollaret tuaja të mërzitshme. Por edhe ju ndërkombëtarë që na flisni për forcën dhe shpirtin vital e që zgjidhni të kërceni tango me ngjalat. Ju kuptoj përse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe personalisht besoj që ai nuk ekziston, por sonte m’u duk se takova një të tillë. Koha do më japë ose jo të drejtë, por unë gjithmonë do kujtoj se një të enjte të vonë në Tiranë piva verë të athët me një idealist!”
Re.Pu.
Comments
Mira Kazani e paska shkruar

Mira Kazani e paska shkruar bukur kte shkrim per Albinin mirpo ajo "nuk i di ca gjera" kur thoshte shoku Ramiz.

Psh nuk e di se Albini sikurse Tom Edvin Doshi i nisi ca te rinj drejt Policve.

Mirpo ndersa Toma yne i nisi Drejt policise se Saliut e Lulit qe te merrte sipas pllanit sekret ca te vrare se i duheshin Shefit para votimeve ku do ndeshej me Lulin, Albini i nisi drejt policve nderkombetare.

Toma kishte ne xhep Ine Ramen kurse Albini nuk pyeti fare se a kish Ine a jo ne Prishtine.

Keshtu qe ndersa Toma morri 4 te vrare e me kte u be hero i Partise, Albini nxorri vetem 2 te vrare mirpo me ndryshim te madh se me keta 4 te Tomes do luaj Partia valle per shum kohe kurse ata 2 te Albinit u harruan se Policia nderkombetare nuk pjerdh per Ina Ramat.

Megjithate Albini fitoj nje mik te madh me ata 2 te vraret. Nje mik ne Tirane, Nje Mik qe ne Kosove te gjithe e duan ta ken Mik sepse i vjen era Enver.

Si Albini e si Miku madh te dy bejne kurbane. Ndonse me diference ne numer e se Miku i madh vec kurbaneve ne njerez ben dhe libra me Kurban.

Te dy ne fakt jan te rrezikshem. Te dy ja aprovojne direkt ose indirekt budallalleqet njeri tjetrit.

Vetem se ka nje ndryshim te vogel se Albini kur con bedela tek Policet nuk vete ne ndonje pik vrojtimi lart ne kulla te larta por rri diku aty afer bedelve te vet sa ta marrin kamerat kurse kryebllokqeni yne nuk harron te sigurohet e me kohe fshihet. Sikurse Enveri qe i kushtonte shum rendesi sigurise personale megjithse as ate as kte kerkush nuk i ka rrezikuar.

Kapos tone kryebllokqen i duhej nje Albin ne Tirane dhe krijoj Kreshnikun.

Dhe tani nga Peza i fryn Albinit kunder Hashimit dhe Kreshnikut kunder Sali "Bolshevikut".

Po Mira Kazani as qe e ka idene e ktyre gjerave.

Psh Kjo Mira nuk e di se Albini shprehu kenaqsi per 21 janarin. Prandaj e quan Tiranen " tiran e Shesheve revolucionare".

Merre me mend se sa tru ka ky hajvan.

Ne 2012-ten ka qejf ta shoh Shqiperine Kazan qe vlon nga revolucionet.

Dmth Germadhe qe nxjerr tym.

Tamam cop mishi qe mendon si komunar france ne 1800 e canë ose si Altin Dardh e Ramazan Caush 97-te.

Sa per ne Kosove populli ja ka gjetur epitetin Albinit. Venvendosje-vetfundosje.

Qe do te thote se po ju la Kosova Albinit ai e fundos.

ush ...!!

ush ...!!

Vëlla Zeno, ndrro krah se

Vëlla Zeno, ndrro krah se Salua s'e ka shumë të gjatë dhe do mbetesh gollomesh! Megjithëse ca si ti si do që ti hedhësh prapë bien mbi këmbët e veta dhe kjo është më e neveritshmja!

PS. Shume e bukur kjo: "populli ja ka gjetur epitetin"; edhe Ramizi i shkretë do të të kishte zili!

O Zenel, njerez si puna jote

O Zenel, njerez si puna jote me bejne te deshiroj te mos ishte shpikur interneti !

Dhe ketu qendron ndryshimi i

Dhe ketu qendron ndryshimi i madh ndermjet Albinit dhe Edit dhe Vilajet Qyrkut. Ai nuk ka nxitim per te ardhur ne pushtet. Prandaj dhe vertete eshte shume me i besueshem ne ate qe thote e ben.

O zenellllllllllllll....me

O zenellllllllllllll....me shkrive....je i madh per romane thriller me mendime perverse politike te ngulitura ne koke nga injoranca e skajshme!

Po na citon Ramizin, po me vinka keq per ty!

Ky Zeneli me ngjan me nje

Ky Zeneli me ngjan me nje komshi timin qe, kur mirembajtesja e pallatit i kerkon tarifen mujore

per ashensoret, pompat e ujit dhe pastrimin e shkalles, i kthehet me te bertitur : ....eeejjjjj, a e din ti kush jam un ?

.....jam bojaxhiu i Sal Berishs... more vesht...???

Dhe ajo kokeulur, i hap rruge hajvanit te rradhes...

Ben mire qe nuk ka ngut, se

Ben mire qe nuk ka ngut, se sa te jete Amerika ne Ballkan, s'ka per te marre asnjehere pushtetin me kete qendrim qe mban dhe kjo eshte fatkeqesi per çeshtjen kombetare.

Perballe Amerikes o perkulesh o thyhesh, deri me sot kush nuk eshte perkulur eshte thyer, si do thyhet edhe Sala vitin tjeter, meqe Edi u tregua aq i zgjuar sa u perkul.

Zoti Altin keni nga unë një

Zoti Altin keni nga unë një BRAVO të madhe dhe më në fundë një politikan që të bërit politikë e shikonë me një sy tjetër dhe në radhe të parë shikonë inte resin kombëtarë dhe neve na mungonë një politikanë i tillë do zoti shikojnë politikanët tanë të rinjë dhe i zë xhelozia

Duhet me prish bunkeret sa ma
Duhet me prish bunkeret sa ma shpejt se vetem prishja e tyre do u garantoje Shqiptareve nje te ardhme me te mire ! Pa prish bunkeret e pa mesu kinezce nuk ka me pat nji Shqipni Evropiane !
Add new comment