Kryeministri i përmbush 12 kushtet e BE-së për 6 javë!!!!

Kryeministri ka qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një forum të partive popullore. Ka kohë që nuk shkon për vizitë në një vend europian; ka kohë gjithashtu që askush ndër udhëheqësit europianë nuk i është përgjigjur ftesave të tij të vazhdueshme për të vizituar Tiranën. Dhe prandaj gjuan aktivitete të tilla për të dhënë idenë e një aktivizimi ndërkombëtar.
Nga Brukseli ka dhënë një intervistë për TVSH-në, gazetarët e kameramanët e së cilës i mban pas vetes, kudo që shkon. E në këtë intervistë bën një deklaratë të çuditshme: Po të dojë opozita, 12 kushtet e vëna i plotësojmë për 6 javë. Dmth i bie që për 6 javë Berisha lufton korrupsionin, për 6 javë bën zgjehdje normale, për 6 javë ndërton në administratë eficiente në shërbim të publikut, për 6 javë çon në gjyq fajtorët për 21 janarin, për gjashtë javë e de-jozefinon parlamentin, etj, etj. Abracadabra!
E.G.
Comments
Ik o zenel se prej ju gomarve

Ik o zenel se prej ju gomarve e kemi peshqesh ket zog gomari qe na drejton.

6 jave jane shume pak per

6 jave jane shume pak per monstren por megjithate une kam besim sepse Saliu u be demokrat nga komunist per 24 ore dhe ky popull i besoi, beri gjithe katrahuren e 97 dhe per 24 ore ky popull e fali ,vrau me 21 janar dhe ky popull po e duron. Nuk e di por opozita kur te vije ne pushtet uroj qe mos ta denoje vetem per 6 jave burg kete raketik politik qe na mbiu dhe nuk shkulet.Jemi ne pritje te zhvillimeve historike. Per ne si popull me shume rendesi tani ka shporrja e ketij njeriu se europa vjen vetvetiu.

O zenel duhet denuar vrasesi

O zenel duhet denuar vrasesi ore k... dhe ju ai qe sheh me duar ne xhepa!

Duke pasur bështetës të tillë

Duke pasur bështetës të tillë si z Zenel me të drejtë një kryeministër i çmëndur si ky i yni i ploconë kushtet e Europës jo për 6 javë por për 6 ditë lumë ne që i kemi këta njërzë

Add new comment