Komiteti Federal për Komunikimet ndalon veprimtarinë e China Telecom në SHBA

Postuar në 27 Tetor, 2021 00:00

Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA, ka votuar unanimisht kundër dhënies së autorizimit për kompaninë China Telecom Americas, çka e bën praktikisht të pamundur që kjo e fundit të ushtrojë aktivitet brenda SHBA. Sipas Komitetit, kompania në fjalë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA pasi sipas saj është subjekt i shfrytëzimit të qeverisë kineze dhe me gjasë u përgjigjet kërkesave të Pekinit për të ekspozim të dhënash të klientëve.

Ky nuk është një vendim i lehtë, por është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm

citohet të jetë shprehur kryetarja në detyrë e Komisionit, Jessica Rosenworcel.

Goditja nisi në të vërtetë që gjatë administratës Trump dhe kompania kërkoi të drejtën e vet në gjykatë, por humbi. Ky moment hap rrugën për veprime të ngjashme ndaj kompanive të tjera kineze që veprojnë në SHBA, e që mesa duket janë viktimat e një lufte tregtare të paprecedentë mes dy shteteve që janë paradoksalisht shumë të lidhur me njëra-tjetrën në aspektin ekonomik.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...e që mesa duket janë viktimat e një lufte tregtare të paprecedentë mes dy shteteve..."

Dmth kompanite kineze nuk jane nen kontrollin e qeverise kineze dhe nuk ka mundesi qe te abuzojne me te dhenat nga ky fakt, por e gjithe kjo eshte thjeshte nje lufte tregtare?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.