Parlamenti Europian i jep çmimin "Saharov", Alexey Navalnyt

Postuar në 21 Tetor, 2021 13:58

Parlamenti Europian i ka akorduar aktivistit rus, Alexey Navalny, çmimin “Saharov” për Lirinë e Mendimit. Zëvendës presidentja e Parlamentit, Heidi Hautala, ka dhënë njoftimin, ndërkohë që kryetari, David Sassoli ka cilësuar se:

…Navalny ka bërë fushatë në mënyrë këmbëngulëse kundër korrupsionit të regjimit të Vladimir Putinit dhe përmes llogarive të tij në mediat sociale dhe fushtave politike, ka ndihmuar në ekspozimin e abuzimeve dhe mobilizimin e mbështetejes së miliona njerëzve në Rusi. Për këtë, ai u helmua dhe u burgos

Vendimi e vendos një pjesë të Europës përballë Rusisë në një situatë të re tensionimi, ndonëse Moska ka bërë të qartë dhe në mënyrë demonstrative madje, se nuk e konsideron Brukselin një aktor për t’u marrë parasysh. Mjafton të kujtohet poshtërimi i Borrell në Moskë për të kuptuar se çmimi i sotshëm ka vlerë simbolike.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kur nje hajduti dhe racisti si Navalny I jepet cmimi Saharov, atehere edhe Birisha meriton cmimin Nobel.
Keto cmimet ne Perendim po e humbin vleren e dikurshme.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Qifi, Qifi, Qifi, po si qeka hajdut dhe racist nje njeri qe eshte kundeshtar i hapur i nje diktatori si Putini. Sa per cmimin, si me ia dhene si pa ia dhene nuk ndryshon gje, po mos hyre ne gjynaf te krahasosh Navalnyn me Berishen. Jane krejt te ndryshem nga njeri tjetri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.