“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, një artificë?
Vitet e fundit, motoja rilindase “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është stigmatizuar si nga ateistë “kozmopolitë”, ashtu edhe nga ekstremistë fetarë të sekteve të kundërta. Sipas tyre, kjo moto ishte një artificë që u shërbeu ideologëve nacional-romantike të Rilindjes, për të krijuar një shtet shqiptar të pavarur nga Turqia, Greqia dhe Serbia. Ndërsa në fakt, gjithnjë sipas tyre, ndasitë fetare mes sunitëve, ortodoksëve, bektashijve dhe katolikëve ishin shumë të mëdha.
Ndërkohë që në një farë mase kjo është e vërtetë, e vërteta e madhe është se njerëzit më të arsimuar e më të kultivuar të secilit komunitet, në një masë të madhe, e besonin me shpirt moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në të kundërt, Kuvendi i Vlorës që shpalli mëvetësinë e Shqipërisë në 28 nëntor 1912 nuk do të kishte ndodhur. Ose për të ardhur më afër vetes time, gjyshi im sunit nuk do të kishte ndërtuar në oborrin e tij një kishë ortodokse ku predikohej shqip.
Me pak fjalë, në qoftë se “spermatozoidi” rilindas “Feja e shqiptarit është shqiptaria” nuk do të kishte ngjitur në “mitrën” sunite-ortodokse-bektashiane-katolike të popullsisë së paarsimuar shqiptare, ajo që quhej atëherë “shprheja gjeografike Shqipëri” do të ishte harruar – tokat e saj do të ishin ndarë mes Greqisë, Sërbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Pavarësisht se shumë shqiptarë mund të kenë qenë e janë pro apo kundër “satrapit” Zog, “diktatorit” Enver, “autokratit” Sali, “sarhoshit” Nano, “të korruptuarit” Ilir, apo “të droguarit” Edvin, nuk duhet harruar se të gjithë këta kanë qenë apo janë qeverisës shqiptarë, me të mirat e të këqiat e shumta të tyre. Por pyesni shqiptarët e Kosovës, Çamërisë, Maqedonisë e Malit të zi se ç’kanë hequr nën sundimtarë që u mbaron mbiemri me “viç” apo me “los” – me qindra mijra u vranë e u dëbuan nga shtëpitë e tyre nën ata sundimtarë.
Ekzistenca e Shqipërisë si shtet në 100 e ca vjet ka në themel pikërisht moton nacional-romantike “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, pavarësisht se sa demode mund t’u duket sot ateistëve “kozmopolitë” apo ekstremistëve të sekteve të kundërta fetare. Dhe besoj se kjo moto do të vazhdojë ta mbajë të pandarë këtë shtet edhe për shumë e shumë kohë. Dhe ja përse.
Në një sondazh që kam kryer para disa viteve, më rezultonte se vetëm 19% e shtetasve shqiptarë janë praktikantë të rregullt të njërit prej sekteve fetare. Por në atë sondazh nuk pyeta nëse feja ishte për të anketuarit më e rëndësishme se atdheu – pyetje e barazvelrshme kjo me atë nëse feja është më e rëndësishme se shqiptaria. Në qoftë se do ta kisha bërë këtë pyetje, besoj se vetëm një përqindje shumë më e vogël do të përgjigjej “po”.
Për ta testuar këtë bindje timen, në sondazhin e radhës, do ta bëj pyetjen e mësipërme…
E. Zaloshnja
Comments
Ne gjurmet e te pareve tane dhe me kohen
Nuk eshte e vertete qe egzistenca e Shqiperise si shtet ne 100 e ca vjet ka ne themel moton nacional-romantike "Feja e shqiptarit eshte shqiptarija",sigurisht qe feja ka vendin e vet ashtu si dhe ateizmi ne ekzistencen e nje shteti. Ekzistenca e Shqiperise si komb dhe si shtet qendron ne trashigimine gjenetike te traditave te pareve tane ne shekuj e shekuj. Kur lind femija, tek ne behet urimi "Ecte ne gjurmet e te pareve tane dhe me kohen".
nqa feja do ishte para
nqa feja do ishte para atdheut per shumicen e shqiptareve, sot sdo kishim shqiperi. kjo eshte arsyeja pse shqiptaria I mban se bashku te krishtere e myslimane shqiptare ne nje shtet.
Shqiperia dalengadale po
Shqiperia dalengadale po arabizohet.Mjere ky vend ku po shkon.....
bashkimi i ballkanit
Ne nje studim nese duam ta nxjerrim ne pah nje gje te menduar me pare atehere studimi s'ka vlere ngaqe eshte i menduar me pare si rezultat.
Them
Nese i marrim fjalet me te cilat perbejne shqiptareine p.sh. ilir, shqiponje, romak, osman etj ose te ngjashem, atehere do dalim ne kunderthenie te shumta dhe do duket se bashkimi i tyre nen siglen shqiptari eshte e pamundur, por ja qe sot ekziston dhe e jetojme, perse? ketu sdo thellohem. Deri ketu jam dakord me analizen tende siperfaqesore dhe te paramenduar.
Ndersa historia jone shekullore ka shume te meta dhe akoma seshte shoshitur dhe arritur tek populli ne menyren me te sakte dhe ketu jane pergjes akademiket e profilit historiografik.
Te flasim per te sotmen me fjalet korrupsion, shtete ku flitet shqip, musliman, katolik, demokraci dhe nese do beje nje studim te pa menuar ne ate qe shprehin intervistuesit do arrihet perseri ne ate qe ceka me siper qe sdo mblidhen ne nje sigel te vetme por ESHTE E MUNDUR.
Cila eshte zgjidhja e ketyre problemeve te cilat nuk kane ekzistuar ose kane qene te padukshme atekohe dhe a mundet te mbahet sigla shqiptari akoma?
Mendoj
Nga nje pyetesor patjeter qe eshte e mundur dhe do duhet patjeter te gjindet nje emerues i perbashket e cila perfshine temat aktuale te siperpermendura dhe kjo eshte: FEDERATA ose ENKLAVIZIMI I TOKAVE MUSLIMANE qe nga bosnja dhe hercegovina e deri ne shqiperi, teresia e tokave nga vetedeklarimi i perkatesive te tyre fetare do rregullonte enklavizimin, nese dominon krishterimi atehere teresia krishtere do kete enklaven muslimane brenda saj por me ligje te veta islame dhe e kunderta.
Add new comment