Leximet jashtë klase, adoleshentët shqiptarë të parët në botë

Postuar në 06 Shtator, 2011 11:22

Pesëmbëdhjetë vjeçarët shqiptarë, sipas një studimi të fundit të OSBE-së të trajtuar nga londinezja The Telegraph, janë në ballë të vendit kur vjen puna te leximet jashtë klase. Përveç shqiptarëve, në krye të listës janë edhe nxënësit nga Kazakistani, Kina, Tajlanda  ku, më shumë se 90 përqind e 15 vjeçarëve thonë se lexojnë jashtë klase sepse “u pëlqen ta bëjnë këtë”. Nja 88 përqind e nxënësve në Indonezi janë lexues active, ndërsa ndër peruanët 86 përqind. The Telegraph i jep këto shifra të OSBE-së për “të vajtuar” problemin e britanikëve të cilët, sipas studimit, renditen të 47-ët në një listë prej 65 vendesh. Kriterët janë të thjeshta dhe tabela bazohet në numrin e adoleshentëve që marrin një herë në ditë në dorë një libër, gazetë apo revistë. Telegraph ankohet se në Britani katër në dhjetë adoleshentë nuk lexonin asgjë, përveç teksteve shkollore. Studimi i cituar nga e përditëshmja angleze vë në pah se në të gjitha vendet e botës së zhvilluar djemtë lexojnë më pak se vajzat. I njëjti raport përfundon se nxënësit që lexojnë “jashtë klase” kanë më shumë gjasa për të qenë të sukseshëm në jetë kur të rriten.

L.A.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

Problemi qendron ne faktin se aty ku fillon aty mbaron edhe leximi, tek adoloshenca.

Kaq nuk mjafton.

Submitted by raimondi (not verified) on

Shqiptaret jane te paret ne bote  edhe per IQ me te larte -Sipas nje konkursi qe ben EU dhe USA , shqiptaret jane populli me IQ-ne  me te larte ne Bote

-----Ky konkurs ka nja 10 vjet qe vazhdon dhe shqiptaret deri tani jane paraqitur shkelqyer duke pasur IQ me te larte ne Bote pastaj vjen Kina,Hong Kongu dhe Spanja

--Prandaj ju te gaezatave kur shkruani, te jeni me t e kujdesshem sepse  ne Europe lexuesit tuaj jane me koefient IQ shume me perpara se vendet e tjera europiane

-Dhe eshte interesant se ai konkurs eshte shume i veshtire , pasi kerkon nje  common sense  perfekt  --

Nje verejtje per kete forumin tuaj--Verejtje me deshrien e mire , sepse  ketu tek forumi juaj ka dicka shume te mire qe nuk fshihen komentet qe nuk jane ne te njetjin page me mendimin tuaj

--Me ato shkronjat qe ke vendos aty  ku thua :  Type the two words , e ke veshtiresuar shume postimin e komenteve --Me mire hiqi fare ato,se ashtu do komentojne me shume njerez --Pasi ato shkronjat jane bezdisese dhe te presin deshiren per te shkruar komnetet ketu

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.