Kërcënohet me jetë Venigjar Begaj, biznesmeni që denoncoi aferën e matësave të energjisë
Denoncoi aferën milionëshe të matësave të energjisë, e bashkë me të edhe faktin se nga serveri i tatimeve ishte fshirë edhe detyrimi që CEZ i kishte kompanisë së tij dhe përfundon i kërcënuar me jetë. ABCNEWS raporton se biznesmeni Venigjar Begaj ka bërë kallëzim dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi në celularin e tij kanë mbërritur kërcënime me jetë. Kërcënimi siç raporton televizioni në fjalë lidhet pikërisht me aferën e matësave të energjisë elektrike, ku doli në sipërfaqe edhe emri i ish-ministrit të Drejtëisë, Nasip Naço, pasi ky është edhe motivi i mesazheve kërcënuese që pretendohet se i kanë ardhur Begajt. “Në mesazhet që ka dorëzuar në polici dhe prokurori, i kërkohet të heq dorë nga denoncimet dhe kallëzimi që ka bërë në prokurori. Pas këtyre mesazheve kërcënuese, mësohet se Begaj ka larguar familjen nga Shqipëria ndërsa vet kërkon mbrojtje nga policia e shtetit. Para grupit hetimor, ai ka thënë se ndihet i kërcënuar për jetën dhe për këtë fakt ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe prokruoria, të cilët ende nuk kanë një vendimarrje për kërkesën e tij. Nga ana tjetër, burimet nga prokuroria theksojnë se po vazhdon marrja në pyetje me detaje për kallëzuesin Venigjar Begaj pasi në materialet që ka dorëzuar në prokurori kapin shifrën e 120 faqesh. Ndërkohë, është kërkuar nga shoqëria OSHEE- ti vendosë në dispozicion prokurorisë detyrimet që kjo kompani shtetërore i ka shoqërisë CSC të biznesmenit Venigjar Begaj. Gjithashtu, hetuesit thonë se është kërkuar edhe shkresa e arsyes së prishjes së kontratës mes OSHEE-së dhe kompanisë së Begaj. Si dhe shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për detyrimet që kompania e kallëzuesit ka ndaj shtetit”, raporton ABCNEWS. Begaj ka deklaruar se ka qenë i detyruar të përfshijë në biznesin e tij krushkun e ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.
Comments
Kurvat e rilindjes
Po ndjehemi pishman qe perzume Salen. Se na kane care trapin se vrau 26 fukarenj ne Gerdec ne forme aksidentale. Keta po vrasin milioneret po iu dridhur syri...
Une mendoj te krijohet nje
Une mendoj te krijohet nje kamp perqendrimi per keto milioneret , se po ''vriten'' me shume transparence dhe po u jepet mundesia te zene mend .... Kafshe!
Add new comment