Don Gjergji mbështet idenë e prishjes së Piramidës
Gjergj Meta, alias don Gjergji, është nga të paktët klerikë që ka pasionin, zakonin e aftësinë për të shkruar e për ta thënë të vetën publikisht lidhur me zhvillimet shqiptare. Ky prift katolik, i njohur për aktivizmin intelektual e për antikomunizmin visheral, zakonisht shkruan për gazetën Panorama. Në numrin e sotëm ai futej me artikullin e vet në diskutimin mbi fatin e Piramidës. “Unë e kam parë atë godinë [Piramidën] edhe nga brenda kur kam qenë pak më shumë se 10 vjeç. Për një djalë nga fshati që vinte për herë të parë në Tiranë, ishte një mahnitje. I mësuar përditë me ara, punëtorë ferme, shat, stalla lopësh, kopshtije të vogla që na lejonte regjimi, hyrja në një ‘tempull’ të tillë të krijonte mrekullim”, thotë ai fillimisht, duke krijuar idenë gënjeshtare se është rreshtuar me ata që janë vënë në mbrojtje të saj. Mirëpo më pas, teksa zhvillon idenë, merret vesh se ka një qëndrim krejt të kundërt. Është prerazi për rrëzimin e saj, gjë që duket nga një numër nënvizimesh, si “forma e asaj piramide duket sikur ka mbledhur nga gjithë Shqipëria plehnajën e një regjimi antinjerëzor dhe e ka ngritur si një grumbull në mes të kryeqytetit”, apo “gjërat artificiale ngrihen në funksion të koniunkturave të momentit dhe, kur koniunktura mbaron, nuk kanë më arsye ekzistence; ajo Piramidë nuk rri natyrshëm kurrkund e çka nuk rri natyrshëm, natyra duhet ta nxjerrë jashtë vetes”, apo “Piramida është një tempull idhujtarie e tempujt e idhujtarisë nuk kanë fund tjetër përveçse të shkulen me rrënjë që të mos i shkojë kujt ndërmend të adhurojë më idhuj”, etj.
E.G.
Comments
Kur kam pasur rastin ta
Kur kam pasur rastin ta degjoj, kam respekt per Z. Meta - ne pergjithesi eshte nga te paktet analiste te informuar dhe qe e di cfare thote. Por ne lidhje me piramiden, me duket se Meta e ka ngaterruar kontekstin e idhujtarise me kontekstin real ku jetojme. Idhujtaria moderne qe do te luftoje Meta ka pamje tjeter - asnjehere s'kemi pare njerez te perulen perpara piramides, e te falen "idhullit". Idhujtaria eshte nje qendrim zemre ndaj objekteve te jashtme. Dhe nga konteksti biblik, ndonjehere idhujtaret jane ata qe ngrihen per ta rrezuar nje objekt sesa ata qe e injorojne (ose e dallojne per ate qe realisht eshte)...
Add new comment