Rezistenca antitalebane pa aleatë: Fuqitë e mëdha janë të heshtura
Rezistenca e re antitalebane në provincën Panjshirit në Afganistan deri më tani nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në arenën ndërkombëtare.
Të udhëhequra nga Ahmad Massoud, djali i luftëtarit antisovjetik dhe antitaleban Ahmad Shah Massoud, forcat e grumbulluara në Panjshir u kanë bërë thirrje vendeve të tjera për ndihmë financiare. Por të gjitha qeveritë me të cilat kanë folur "janë të heshtura", citon New York Times Hamid Saifin, ish-kolonel në Ushtrinë Kombëtare Afgane, i cili tani shërben si komandant në forcat e Massoud.
"Amerika, Evropa, Kina, Rusia, të gjitha janë të heshtura", është shprehur ai.
Rahmatullah Nabil, ish-kreu i Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë në Afganistan, të cilin Times e përshkruan si një "kundërshtar të ashpër të talebanëve", tha se Massoud i ri është në një "situatë më të vështirë se babai i tij". I ati mori mbështetje të kufizuar nga qeveritë rajonale - Rusia, India, Irani dhe Taxhikistani, kur luftonte me talebanët në fund të viteve 1990. Por tani, "ata nuk janë të interesuar", thotë Nabil.
Megjithatë, rezistenca atnitalebane mendon se nuk është e pashpresë. "Ne po kalojmë në një luftë guerile," citohet Saifi. "Ne nuk kemi nevojë për mijëra e mijëra trupa për ta luftuar këtë luftë."
Comments
Massoud Jr shtyhet te bej
Massoud Jr shtyhet te bej lufte nga miku i tij i ngushte cifuti B H Levy. Ky i fundit arkitekti i Pranveres arabe qe shkaterroi e dogji shume shtete te Magrebit.
Perendimi e di se grumbullimi I kesaj pseudorezistence ne Panjshir nuk eshte asgje por nje verr ne uje dhe nje taktike nga cakalli Massoud per te shtuar parate e tij ne llogarine bankare te Zvicres. 20 vite Amerika e pa qe prijesat e tribuve afgane jane me keq se shqptaret dhe kosovaret kur nuhasin parane.
Kjo rezistence fryhet si tollumbace nga mediat prane bossave te kompanive qe prodhojne armatime luftarake dhe po humbin nje treg te madhe.
Add new comment