Në Afganistan fitoi korrupsioni, nuk humbi SHBA!!! Ka ndonjë afgan të shpallur non grata?

Postuar në 19 Gusht, 2021 17:03

Nuk humbi Amerika, fitoi korrupsioni. Ja receta që po jepet për atë që ndodhi në Afganistan. Mund të jetë edhe kështu. Nuk përjashtohet. Por nëse kjo është e vërteta, atëherë kush e bëri këtë korrupsion? Administrata, politika, qeveria, ushtria, media, ojq-të e kështu me radhë.

Janë pikërisht këta që SHBA po i transporton jashtë vendit dhe po i strehon edhe në vende si ky yni. Ndërkohë që ka premtuar se do marrë vetë 22 mijë njerëz.

Çështja është parimore: nëse qeveria e SHBA vendos sanksione dhe ndalon hyrjen e personave të caktuar që i cilëson si të përfshirë në akte domethënëse korrupsioni, si vallë shpall si aleatë dhe partnerë, dhe madje i mbron, ata që sot cilësohen si një ndër shkaqet themelore të humbjes në Afganistan?

Cila logjikë e përligj këtë? Kuptohet budallallëku është po aq Sovran sa edhe shpallja e luftës, vetëm se kur na shpallin Sali Berishën dhe Tom Doshin armiq të demokracisë, të na bëjnë të qartë se kemi të bëjmë me politikë palaço nga një superfuqi që sot merr në mbrojtje të njëjtën kategori. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. As Shvejku që jeton në botën e vet.

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Amerika mund te gjykohet pse nderhyri ne Afganistan por jo pse u terhoq. Krahasimi me AL eshte fare i pavend nga ana tjeter dhe aq me teper permendja e non-gratave qe populli shqipo duhet t`i kishte shoallur te tille vete shume kohe me pare. Kapja e politikes nga elitat nuk eshte ekzkluzivitet i protektorateve. Per me teper qe nje vend si Shqiperia po nuk qe protektorat i USA do behet i ndonje vendi tjeter (perandoria Osmane, BS, Turqia e sotme, etj.). Ne si popull duhet te mesojme me ate qe i ngjau Afganistanit, Sirise, Libise, apo me heret Vietnamit, etj. Amerikanet e thone qarte qe qellimi i tyre nuk eshte shtetformimi por stabiliteti i perkohshem (si puna e lidokaines te dentisti qe te qeteson per aq sa mbaron pune ustai). Non grata duhet shpallur kjo klase politike qe si anestezi perdor integrimin, partneritetin strategjik, pseudo reformat) dhe nderkohe vazhdon te beje te vetmen gje qe di te beje, te vjedhe e zhvate ate popull qe ka mbetur akoma aty.

Submitted by dashnori i lirise (not verified) on

ore zotni, nese te jemi protektorat i amerikes do te perkthehet ne te pasurin edi ramen guvernator dhe 8+ vite, ma beso me mire amerika te zhduket nga siperfaqja e tokes, e le te provojme me rradhe keto qe permende ti (osmane e kompani...),

te pakten nderrojme guvernatorin...

Submitted by Asterisk (not verified) on

Ore zotni, ku e pe sa e dua une Ameriken, nejse, puna juaj kjo. Nuk duhet te diskutohet a e duam/s'e duam Ameriken, por a e duam Shqiperine. Amerika sot eshte me ne neser nuk eshte. Non-gratat tona na ngelin per te na nxjerre ne pazar te 'guvernatori' i ri qe permend ti. Dhe non-gratat si non-grata qe jane nuk e kane per gje te te shesin lire. Ti me thua Rama, une te them gjithe klasa aktuale. Hiqja Lenes verja Prenes thote populli. E keqja e vetme nuk eshte Rama, ai eshte nje pjese e te keqes. Dhe ne te vertete, te keqes nuk duhet t'i veme emra te perveçem se kjo eshte rrenja e te keqes (a e harruam: Gjithe fajet i ka Saliu!?). Iku Saliu, erdhi Edi, do iki Edi do vije Luli/Meta/Mona/Bidona. Keta jane emra or zotni, kur te mesohemi te kerkojme llogari per hallet tona, do themi qe kemi arritur dicka.
Por meqe e ke hallin tek Rama po them dhe une: Rama Ik! dhe shpresojme me kaq te zgjidhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.