Zhurmuesit gojëmbyllur

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:03

Ka disa lajme me ndërtime pallatesh këto dy ditët e fundit. Lajme që lidhen detyrimisht me qeverinë e cila ka në krye një politikan që u ngrit në sezonin e zhvillimit të industrisë së ndërtimit në Shqipëri. E që për çudi, po vetë, me të ardhur në qeveri, e goditi duke e pezullluar thuajse fare. Thuajse. Pasi siç dihet shpallja e zonave me përparësi, apo pezullimi i ndërtimeve në kuadër të reformës territoriale, nuk penguan që një pallat te Liqeni Artificial të vijonte punën. Së fundmi pallatet po rigjallërohen sa nga Laguna Blu, aq edhe te Liqeni Artificial i Tiranës. Në dokumente dalin e emrat e Sali Berishës dhe të Edi Ramës, që nuk është e qartë se për cilën arsye kërkojnë të trajtojnë çështjen e lejeve ndërtimore si veprimtari kulisash. Duam s’duam ndërtimi do të vijojë, çështja është që ai të rregullohet dhe të mos lejohet abuzimi.  Por rastet e fundit, me Lagunën Blu dhe pallatin 13 katësh te Liqeni Artificial, lejen e të cilit e ka dhënë Edi Rama, zbulojnë një aspekt tjetër: atë të sjelljes hipokrite dhe servile, pse jo përfituese, klienteliste dhe pa asnjë standard moral të atyre që rëndom i dëgjojmë të prononcohen për pasuritë e Tiranës. Të identifikuar si njerëz të kulturës, Artan Lame dhe Artan Shkreli janë sot njerëz të pushtetit dhe në pushtet. Ndaj nga një qëndrim publik do të pritej edhe një reagim më tepër. Shkreli, një këshilltar i kryeministrit i cili njofton punët publike në Facebook përpara se ato të shpallen zyrtarisht, ka reaguar disa herë për Kishën në Dhërmi, apo për një pallat që ndërtohej në rrugën e Elbasanit për të cilin akuzonte se ish-kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, kishte shkelur ligjin. Apo se ky pallat prishte trashëgiminë. Kurse Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t ka mësuar të ulë sytë e të mbyllë gojën kur vjen puna që zullumet apo aktet e diskutueshme mbajnë firmën e shefit të tij, Edi Rama. I pyetur sot për ndërtimin në Lagunën Blu, Lame është mjaftuar me përgjigjen: Leja është dhënë në kohën e Berishës. Mund të jetë kështu, por kjo nuk e ndalon as qeverinë dhe as dy intelektualët që jetojnë në mirëqenie, të prononcohen nëse kjo është apo jo e drejtë. Nëse ka mundësi për të ndërhyrë apo jo. Njësoj si në pallatin e Vlorës, apo si në rastin e një VKM-je që pezulloi të gjitha ndërtimet në mbarë territorin. Dhe më e rëndësishmja: pse nuk prononcohen këta zotërinj për pallatin 13 katësh të firmosur nga Edi Rama që po ndërtohet përballë Fakultetit Ekonomik, në kodrat e Liqenit? Arsyeja është shumë e qartë: përfitimi dhe pjesëmarrja në pushtet. Këta “debatikas” të urbanistikës sot nuk flasin; nuk flet Artan Shkreli, ky dashnor i arkitekturës fashiste në Tiranë, as kur në Ministrinë e Brendshme lihet një gjurmë sajmiriane pre betoni. Nuk flet Artan Lame që dikur ruante pllakat e Piramidës, apo kangjellat e rrugës së Elbasanit. Nuk flasin, duke na lënë të kuptojmë se mjedisi apo trashëgimia është instrument për të kalëruar një karrige dhe jo ndonjë kauzë. Sepse kauzat kërkojnë një besim, apo një premisë morale. Dhe në koleksionin e atyre që media, apo moda provinciale e Bllokut, i shpall si intelektualë në Shqipëri, këta të dy, që sot kanë në dorë të bëjnë diçka, nuk mund t’i dallosh nga ndonjë kryetar komune që i vinin lekët të mbështjella me letër gazete e për të cilat mund të firmoste çdo gjë. Me siguri fjalët shkojnë kot: sot është koha e parave. Nesër e instituteve studimore dhe OJQ-ve që prapë do bërtasin për të mbrojtur vlerat. 

Comments

Submitted by protestuesi (not verified) on

Keqardhje per ate qe mund ti quajme intelektualet e kapur te pushtetit si Lame dhe Shkreli

Submitted by ABC (not verified) on

Nese je njeri integritet nuk mund te jesh nje intelektual i mirefillte. Ket jane vetem krimba, apo vemje te pushtetit.

Submitted by Almanac (not verified) on

Po per Artan Lamen e dine te gjithe ca lekisti qe eshte, eshte nje gjobevenes tek Aluizni dhe asgje me shume.

Submitted by Arjani (not verified) on

Po nuk flet Artan Lame, se edhe ai pallati ne rrugen e Elbasanit po vijon i qete hedhjen e shtatit, se tashme Artanet jane rehatuat ne kolltuqet e tyre Edramiste duke mashtruar per cdo dite edhe per procesin e legalizimeve, nje deshtim spektakolar ky i fundit.

Submitted by Petriti (not verified) on

Lamja premton shume, Artan Shkreli eshte kthyer ne nje delirant. Pasojat i vuan populli. Premtime false. . Cfare do thuash Lame me per legalizimet ? keni filluar merrni pjese dhe ne kompesimin e tokave tani me shoqen tuaj te ngushte drejtoreshen e kompensimit te pronave. Gjynah qe genjeni kete popull

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.