Ambasadat në Tiranë duket se s’janë në një mendje me Berishën rreth Aleancës Kuqezi

Një ditë pasi Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja, Aleanca Kuqezi, e drejtuar de facto prej tij, zhvilloi Aktivin e Qarkut të Tiranës në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky aktivitet, ndryshe nga aktivitetet e mëparshme të Aleancës Kuqezi, kishte të gjitha tiparet e një aktivi themelues të degës së një partie të re politike. Dhe ra në sy se në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqsues nga amabasadat më të rëndësishme në Tiranë, si ajo e SHBA-së, e Bashkimit Europian, e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, e Italisë, e Danimarkës, etj.
Berisha është munduar ta skicojë Aleancën Kuqezi si një lëvizje anarkiste që mund të shkaktojë destabilitet në rajonin rreth Shqipërisë. Ai, së bashku me Hashim Thaçin, janë munduar të heqin paralele mes Aleancës Kuqezi dhe Vetvendosjes, duke ditur se kjo e fundit ka patur përplasje të forta me diplomatët perëndimorë. Së fundi, edhe Jozefina Topalli, në një intervistë nga Gjermania, u mundua ta pikturonte Aleancën Kuqezi në këtë dritë.
Por pjesmarrja e ambasadave më të rëndësishme perëndimore në Aktivin e Aleancës Kuqezi duket se tregon që ato nuk janë në një mendje me Berishën…
E.Zaloshnja
Comments
Duhej dhe erdhi ne kohe kjo

Duhej dhe erdhi ne kohe kjo levizje e re politike dhe atdhetare!!!Sali Berishes po i dridhen kembet se po e sheh te afert FUNDIN E TIJ TE TMERRSHEM!!!Me ALEANCEN KUQEZI,PERVEC SHARJEVE TE RRUGACERISE(aq nivel ka) Sali Berisha,nuk mund te merret me Kreshnik Spahiun sic u muar me Edi Ramen!!!Aq me teper se nuk mund ta akuzoje per vazhdimesi komuniste!!!I DUHEJ NJE TRONDITJE E MADHE POLITIKES ANTI KOMBETARE TE SALI BERISHES,QE UZURPOI TE DJATHTEN SHQIPTARE DUKE QENE NJE ISH KOMUNIST EKSTREMIST!!!

'Per inat te sime vjerre

'Per inat te sime vjerre shkoj e fle me mullixhin', keshtu po shkon kjo rrjedhe uji drejt AK-s, edhe pse paraprakisht nuk jam dakort. Parandjej qe Berisha ne '13-n do te fitoje jo me shumice por me aleanca' minorancash' qe me sa duket do te jene me bollek. Ardhte miell i mire se krunde kemi plot.

Do apo s'do Berisha dhe klani

Do apo s'do Berisha dhe klani i tij qe po i vendosin dinamitet themeleve te kombit, Shqiptaret po zgjohen dhe e shohin boten me syt e tyre dhe jo mé me syte e partis. Ketij rregjimi te kamufluar komunist po i vjen fundi, countdowni ka filluar te numeroj ditet qe i kan ngelur. Rrofte Aleanca Kuq e Zi.

Zoti Zaloshnja, a mund te na

Zoti Zaloshnja, a mund te na thuash pak listen e restoranteve, kafeve, filmave, muzikes, dyqaneve te rrobave, qe i pelqejne ketyre ambasadoreve tane? Ne kete menyre te dime cfare te bejme dhe ne te shkretet, sepse sa per free will, kemi zero.

Ciao!

Keshtu ka filluar gjithmone,
Keshtu ka filluar gjithmone, populizem, nacionalizem. Prandaj edhe ambasadat afrohen te shohin lindjen e nje partie politike moter me Fronte National (ne France), Movimento Sociale Italiano (ne Itali) e plot te tjera ne europe. Mjafton te vizitosh faqet web te partive motra dhe sheh qe AK ngjan plotesisht me to. Gezuar Shqiperi lindjen e Neofashizmit. Larte e me larte.
Me gjithe keto probleme

Me gjithe keto probleme kombetare dhe nderkombetare,gjithashtu dhe me fillimin e zhdukjes se nacionalizmit ishte e nevojshme dhe rendesishme krijimi i Aleances Kuqezi. Dhe personat qe kane ndjenja te larta nacionalizmi mund ta mbeshtesin.Un nuk kuptoj pse Kryeministri dhe Kryetarja e Parlamentit te reagonin ne ate menyre. Nuk me duket e drejte fare...po cmund te presesh nga nje politike dhe kryeminister vulgar...

Vili ka ndryshim e shume

Vili ka ndryshim e shume bile,ne se nf Itali France apo Greqi partite me karakter kombetar bejne thirrje per te ngritur popullin kundra elementeve te huaj brenda vendit ,emigrantet me pak fjale,e rrezikut te myslimanizimit e te humbjes se identitetit kombetar prej tyre ndersa AK e simotra e saj Vetevendosja krahas forcave te jashteme (Serbia e Greqia) luftojne qeverite e korruptuara prej tyre duke ruajtur integritetin kombetar,kufijte gjeografike pra!Per momentin AK nuk i kapezen kufijte e nje levizjeje e ne se gjen kete mbeshtetje politike kjo shpjegohwet nga zgenjimi i pamase ne popull ndaj pushtetit e nga mosbesimi tek gjithe kasa politike e vjeter !

Add new comment