Shfaqja e parë komerciale në Amerikë e një filmi në gjuhën shqipe
Gazeta “Los Angeles Times” njofton se filmi shqiptar “Falja e Gjakut”, me regji të Joshua Marston-iv dhe skenar të Andamion Murataj/Joshua Marston, do të shfaqet së shpejti në rrjetin amerikan të kinemave “IFC Films”. Pasi fitoi çmimin e parë për skenarin në Festivalin e Filmit të Berlinit, ky film u shfaq dje në festivalin e Telluride-s, në Kolorado. Pikërisht pas debutimit në këtë festival, u njoftua dhe shfaqja komerciale e filmit në rrjetin e kinemave “IFC Films”. Filmi do shfaqet në origjinal (shqip), me titra në anglisht. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të arrish të shfaqësh një film në shqip në kinematë komerciale amerikane,” - i ka deklaruar regjizori Marston gazetës kaliforniane.
Aktorët e filmit janë jo-profesionistë, të përzgjedhur nga krahinat veriore shqiptare (Shkodër, Kukës, Prizren, Prishtinë, Tetovë etj.) Filmi është xhiruar i tëri në fshatin Guri i Zi (rrethi i Shkodrës) dhe koordinatori i produksionit ka qenë Arben Lami, një producent nga Tirana. “Falja e Gjakut” do ta ketë premierën shqiptare në kinematë komerciale të Tiranës më 16 shatator.
E.Z.
Comments
Me qelloi qe ta shoh filmin

Me qelloi qe ta shoh filmin gjate festivalit te filmit ne Sydney. Pas shfaqjes se filmit regjizorit ju bene disa pyetje nga juria dhe spektatoret e tjere. E vetmja gje qe dukej qarte ishin coroditja e atyre qe nuk e kishin kuptuar temen e filmit dhe gjendja shokuese e atyre qe e kishin kuptuar. Te vetmit "neutrale" ishim ne shqiptaret e pranishem ne salle. Disa spektatore qe ishin ulur prane meje, kur e moren vesh qe isha shqiptar filluan te me pyesnin ne lidhje me kete ligj qe quhej "kanun". T'u shpjegoje te huajve kanunin (jo se kam ndonje njohje te telle te tij) eshte njelloj si ti shpjegosh lek Dukagjinit c'eshte interneti, aq diference kane ne kohe.

Eri, T'u kishe thene qe eshte

Eri,

T'u kishe thene qe eshte faji i "sistemit". Me siguri nuk do benin me pyetje.. :)

Eshte me e lehte qe te

Eshte me e lehte qe te kuptosh rregullat e Kanunit se sa te kuptosh rregullat e sistemit te ngritur ne AL :)

Add new comment