Shuhet Milva, zëri historik i këngës italiane

Postuar në 24 Prill, 2021 13:03

Muzika italiane humbet Milvën, një nga veteranet e Sanremos. E njohur ndryshe me nofkën “La Rossa” për shkak të flokëve të kuq, Milva është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, në shtëpinë e saj. Kohët e fundit, këngëtarja vuante nga një sëmundje dhe kishte humbur kujtesën, raporton Avvenire. Milva ka shkelur skenat e të gjithë botës dhe lë mbrapa më shumë se gjashtëdhjetë albume.

E lindur në Goro, Emilia Romagna, më 17 korrik 1939, gjatë karrierës së saj ajo ka marrë pjesë 15 herë në Festivalin e Sanremos, një rekord që e mban së bashku Peppino Di Capri, Toto Cutugno dhe Al Bano. Në vitin 2010, pasi nxori albumin e tretë të shkruar për të nga Franco Battiato, me titull 'Unë nuk njoh asnjë Patrizio' dhe menjëherë u pozicionua në 20-shen e më të shiturve në Itali.

Në karrierën e saj të gjatë, Milva kaloi nga kënga popullore në teatrin e Giorgio Strelher, te muzika e Franko Battiatos, nga Ennio Morricone,  Astor Piazzolla, këngët e kompozitorëve të mëdhenj grekë, francezë, gjermanë dhe shumë më tepër por edhe në skenat muzikore të botës. Ajo është nderuar me dekorata nga Republika Italiane, Franceze dhe Gjermane.

Mesazi i saj i fundit është ai i 26 marsit të këtij viti, kur u vaksinua kundër Covid-19. "Unë vaksinohem sepse kujdesem për jetën time dhe të të tjerëve", shkroi ajo në faqen e saj në Facebook, "Bëjeni edhe ju. Ne duhet t’i kthehemi jetës si më parë dhe të përqafojmë të dashurit tanë. Së bashku ne mund të mposhtim këtë virus”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje kengetare e madhe, ze terheqes, kenge te bukura! E pavdekshme! Paska kaluar nje jave dhe gjekundi s'pashe nje lajm per Milven!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.