Fierza bie në 271 metër, KESH do të importojë me fondet e veta
Mungesa e gjatë e reshjeve ka ndikuar në uljen e nivelit të rezervës hidrike në basenin e HEC-it të Fierzës. Niveli i ujit është 271.8 metër, kuotë kjo e njëjtë me mesataren shumëvjeçare në këtë periudhë. Sipas “Monitor”, burimet në Ministrinë e Energjetikës pohojnë se, situata është tërësisht në kontroll dhe se gjithçka po shkon sipas programit. Programi ekonomik i KESH për 2015 kishte bërë parashikim që gjatë vitit të importohej një sasi energjie elektrike për të ruajtur kuotat. Gjatë këtij viti, deri më tani, nuk është bërë import por vetëm eksport. Programi ekonomik për Tetor-Nëntor-Dhjetor parashikonte import deri 365 000 mega. Këtë vit buxheti i shtetit parashikoi në fondet e kontigjencës një garanci prej 3 miliardë lekësh si një garanci për të përballuar importet e energjisë në rast të përfundimit të rezervës hidrike. Mirëpo siç duket situata e likuiditeteve në sistem është përmirësuar dhe për rrjedhojë këto fonde do të kursehen.
Comments
Kush e ka fajin, Zoti?
Kuptohet qe difekti kryesor ne energjetiken shqiptare eshte menaxhimi i dobet i paqarte jo profesional dhe interesa te grupeve te caktuara te nivelit te larte per te importuar.
Pse nuk prodhohet ne vend energjia kur kemi shitur mend me vite se kemi edhe 70% te enenergjise ujore pa cfrytezuar,pse nuk ndertohen hidrocenrale qe presin prej 25 vjetesh skavica devolli viosa banja pa permendur skandalin e madh te Kalivacit qe ka filluar qe ne 2002 dhe sdime kur do e perfundoj Beketi, se atij ja kane dhene mafiozet, apo Bushati qe u katandis me gjysem fuqie.
Le te shkruajne specialistet qe edhe kjo qeveri edhe ajo perpara saj i kane lene menjane te hane ate pension te vogel qe u kane caktuar se nuk u bene as deputet e udheheqesa partie as oficera qe nga kapterat te togerat qe sju mjafon pensione duan akoma se kane "merita " qe as nuk ju a dime dhe as nuk i kane?i
Add new comment