Sa larg janë qëndrimet. Berisha: E kemi në dorë situatën; Rama: më keq nuk bëhet

Postuar në 15 Shkurt, 2012 05:21

Të përditshmet që janë kritike me pushtetin, janë duke duke dhënë një pamje dramatike të situatës. Titujt dominohen nga mesazhe të alarmit. Ja disa tituj: “Tropojë, i vdekuri prej ditësh pa varr”; “Na ndihmmoni! Bani çmos, ju ultem!”; “Skandal, ndihmat mbërrijnë, por s’ka kush t’i marrë”; “Dorëzohet qeveria”; “Banorët sytë nga qielli”; “Janë 250 mijë vetë të izoluar”; etj, etj.

Krahas titujve që kanë të bëjnë me emergjencën e provokuar prej motit të acartë, ka dhe tituj të tjerë që kanë të bëjën me krizën energjitike. Lajmi më shqetësues ka të bëjë me faktin që KESH-i ka siguruar energji vetëm për muajin shkurt, e më pas ose do duhet të importohet me çmime të frikshme, ose do të mbetemi pa energji.

Kryeministri ka një axhendë, e cila në një pjesë të madhe s’ka të bëjë fare me këto shqetësime të nënvizuara nga kjo pjesë e medias. Madje, tek-tuk është axhendë e çuditshme e gazmore (sapo ka folur në mbledhje të Këshillit të Ministrave për rëndësinë që ka gjuha kineze, dje ka uruar deputetet socialiste për Shën Valentinin, pardje ka informuar deputetët e vet mbi ‘qokën e rëndësishme’ që ai ka pasur në Azerbaixhan, dhe ka folur gjerë e gjatë mbi harbimin lidhur me 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar). Kur fokusohet tek emergjenca, nuk harron të denoncojë opozitën, që “po gëzohet prej fatkeqësisë që u ka rënë njerëzve”

Shkurt, të shohësh e të dëgjosh kryeministrin, jemi ok; të dëgjosh opozitën, jemi në zgrip të humnerës. Këto vizione të largëta janë tepër çorientuese.

Re.Pu.

Comments

Submitted by aron (not verified) on

Berisha ne dore e ka ta shtrengoje fort  e te prese sa ti kthehet jozefina.

Submitted by bona (not verified) on

sigurisht, te gjithe jane te varur, po realiteti mbetet i pavarur! ja pse duhet media e pavarur ne kesi rastesh. gjithe c'na jepet jane copeza te realitetit, po te gjitha bashke nuk e bejne dot ate.

Submitted by Toni (not verified) on

Gazeta RD shkruante se jane shperndare 1,5 ton ushqime per banoret e bllokuar nga bora. Edhe sikur kjo te jete e vertete nuk jane hic gje per 250 mije njeres te bllokuar. Po te kemi parasysh se ndihmat nuk shkojne ne kohe ne destinacionin e duhur, dhe shperndarja nuk behet gjithmone ne menyre te drejte gjendja behet e me shqetesuese. Pervec cmimit te kripur, nje lajm tjeter para 3-4 ditesh thuhej se serbia do te mbylli  tranzitimin e energjise per nje muaj nga furnizohemi dhe ne, kjo do ishte edhe me veshtire per sigurimin e importit ne qofte e vertete, pervec arkes se shtetit qe duket se eshte lehtesuar shume.

Submitted by Gusmari (not verified) on

O Toni - Prit kur te na vije fatura thuaj! Dhe me ekeqja eshte se ata hallexhinjte nuk do kene marre as 1 te 1000 mijten e asaj fature. Po vidhet e po shperdorohet edhe ne keten rast fatkeqsie!!!

Po sapunet 15 lekesh, cfare t'u duhen atyre valle. A mund te me thote kush, pse duhet te bejne pjese sapunet si mall ne "shporten e emergjences se fatkeqsise natyrore"? Pa ngrohje, pa drita, pa uje, per cfare t'a perdorin sapunin valle?

Nuk cuditem ne kuti mund te kene futur edhe librin e Fahri Balliut "Sali Berisha midis kasandrave". Tani qe s'kane drita, t'a lexojne, te frymezohen e te ngrohen!

Submitted by Gusmari (not verified) on

Po pa tjeter qe kryeministrin do degjojme. Ne nje emergjence te tille na thote:

- Gjeja me e rendesishme eshte te heqim boren nga çatite!!!

Cili eshte ndryshimi nga thenia e paraardhesit te tij Enver Hoxhes kur ishim ne krize:

- Patatjaaaaa, eshte edhe buke edhe gjelle!

Madje ky kryeministri yne eshte kopja me e shemtuar e mundshme e atij te parit. Kush e mban mend Bahcallekun e termetit e kupton me mire ate qe dua te them.

Pra:

"Pusho o Edvin i zi,

Ne Saline besojme,

Syte na lidhi me shami,

Drejt humneres shkojme!"

Dhe ai i vetkenaqur, na e bente me dore nga tribuna!

Ky i sotmi, si i dhjere ne breke, na e ben me dore nga TV,  se u lodh duke mbajtur jelekun antiplumb ne terren!

Submitted by Daja (not verified) on

Qeverisja shqiptare e te gjitha niveleve eshte gjendur e papergatitur!

Eshte per te ardhur keq kur sheh se qeverisjet e te gjitha niveleve ne Shqiperi, nuk arrijne te ngrihen ne nivelet minimale.

Dimri eshte dimer dhe çdo shtet normal parashikon me kujdes te gjitha situata, sepse per kete paguhet nga qytetaret.

Ende vazhdon te mbizoteroje mentaliteti shqiptar i punes sot per neser.

Shqiperise i duhen menaxhere te rinj, ne te gjitha nivelet e qeverisjes, ne menyre qe ne qeverisje te futet nje menyre moderne e drejtimit, ku rol kryesor luan ligji dhe jo urdheri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.