Samit tripalësh në Serbi/Beogradi mbështet arritjen e marrëveshjes së kufirit detar mes Shqipëri-Greqi

Postuar në 06 Prill, 2021 03:53

Dje është zhvilluar në Beograd një takim tripalësh mes Serbisë, Greqisë dhe Qipros, një zhvillim ky me natyrë strategjike nisur nga fakti se aty bashkohen vende me marrëdhënie tradicionale dhe afilacione kulturore. Ministria e Jashtme e Serbisë njofton se në takim kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të tri vendeve, Nikola Selakoviç, Niko Dendias dhe Nikos Christodoulidis dhe tema qendrore ka qenë e ardhmja europiane e rajonit.

Selakoviç vuri në dukje se u diskutua bashkëpunimi ekonomike, infrastruktura, forcimi i lidhjeve, energjia, furnizimi me gaz nga burime dhe rrugë të ndryshme dhe theksoi se synim kryesor i Serbisë në politikën rajonale është ruajtja e paqes dhe stabilitetit

thuhet në faqen e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Në takim është folur edhe për Shqipërinë në kontekstin e rregullimit të çështjes së kufirit detar të saj me Greqinë.

Ministri Selankoviç falenderoi Greqinë dhe Qipron për mbështetjen e tyre parimore në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë, por edhe në termat e integrimit europian dhe vuri në dukje se Serbia mbështet Greqinë në vijimin e dialogut me Turqinë si dhe në arritjen e marrëveshjes me Shqipërinë në caktimin e kufirit mes të dyjave

vijon njoftimi.

Palët kanë rënë dakord që takimet të mbahen çdo gjashtë muaj duke caktuar kështu një skemë koherente bashkëpunimi. Nisma në fjalë është një tjetër tregues për diplomacinë agresive të Serbisë e cila aktualisht ka hapje në raportet rajonale thuajse me të gjitha vendet përveç Kroacisë dhe Kosovës. Po kështu ky kuadër paralelizon Minishengenin në kuptimin që e zhvendos fokusin e marrëdhënieve drejt një tjetër aksi dhe sfidon angazhimin e Serbisë në Marrëveshjen e Uashingtonit përderisa Serbia ka kërkuar dhe vlerësuar mosnjohjen e Kosovës nga të dyja vendet.

Comments

Submitted by U hauuuu! (not verified) on

"Dje është zhvilluar në Beograd një takim tripalësh mes Serbisë, Greqisë dhe Serbisë"?, E paskeni ndare Serbine me dysh o redaksia? Perse nuk na kaluat copen qe na takon?

Submitted by kotfare (not verified) on

nuk ja kane futur dhe kot fare
greqia e qipro nje kosh jane, pavaresisht se keta e kishin shkruar gabim. pra dy pale qe jane prape shume afer e konverkojne ne cdogje qe mund te flasin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.