Borxhi i qeverisë, bankat preferojnë fitime të ulta dhe me pak risk

Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje në ankandin e bonove të thesarit, me të cilat qeveria financon deficitin buxhetor: Në vend që të uleshin, normat e interesit për bonot kanë pësuar rritje. Ky është një zhvillim kundër pritshmërive për uljen e kostos së borxhit të qeverisë pas uljes së normës bazë të interesit për lekun në minimumin historik të tij (4.5 %).
Norma mesatare e interesit për bonot një vjeçare arriti në 7.21 për qind nga 7.01 për qind që kishte qenë në ankandin e fundit. Në ankand u emetuan bono në vlerën e 11.85 miliardë lekëve. Ndryshe ka qenë sjellja në drejtim të bonove me afat maturimi gjashtë mujor. Interesi mesatar i tyre ra në 6.09 për qind nga 6.23 për qind që ishte në ankandin e fundit. Borxhi i emetuar me bono gjashtë mujore ishte në vlerën e 4.5 miliardë lekëve.
Nisur nga këto tregues, duket bankat kanë preferuar më shumë bonot me afat maturimi gjashtë mujor, ndërsa janë treguar disi indiferente ndaj atyre me afat maturimi një vjeçar. Sistemi bankar në vend ngurron të ekspozohet për një kohë të gjatë në një situatë zhvillimesh negative duke preferuar më mirë fitimet e ulta dhe më pak risk.
S.E.
Comments
Motoja e re e Bankes se
<p>Motoja e re e Bankes se Shqiperise do jete:</p><p>Banka e Shqiperise.</p><p>Do printojme aq shume para, sa shume shpejt do i perdorni per te fshire sumen.</p>
Add new comment