Berisha mban një fjalë mbi vdekjen e mbi qëndrimin ndaj saj

Postuar në 15 Shkurt, 2012 02:52

Berisha ka mbledhur Komitetin e Emergjencave, dhe aty ka marrë në shqyrtim marrëdhënien që ka kryetari i PS-së me vdekjen. Na duhej ky fjalim; Ishte bash vendi, në Komitetin e Emergjencave; Është bash koha. Dhe është bash njeriu që duhet të mbajë fjalime mbi vdekjen. Ja fjala e tij:

“Dua t’i them zotit Edi Rama që bën ciu- ciu nga mëngjesi deri në darkë se je i vetmi në Europë që përpiqesh të nxjerrësh kapital politik nga kjo situatë e tillë. Je unik, që bën kallogjerin, kasandrën e të keqes, që na thua se pas borës do vijë përmbytja. Pra, ky zotëri ka organizuar një rrjet dizinformimi të paskrupullt me telefonata, njofton se ku shemben dhjetë shtëpi dhe më e keqja, në raportin e tij fatal me vdekjen, ky njeri ka kulturë përdhosjen e kodit të vdekjes. Sot nga selia e partisë së tij citohet një familje në Margegaj të një intelektuali të shquar duke thënë se ka mbi dhe mbi dy ditë. Si në rastin e Kosta Trebickës apo në raste të tjera. Ta dijë ky zotëri dhe i them asaj zonjës se andej nga e ka origjinën e caktojnë vetë sa e qajnë dhe sa e mbajnë të vdekurin. Në këtë kod kanunor e mbajnë 24 orë. Ai ishte varrosur sipas të gjitha përcaktimeve, por i duhej Edi Ramës kjo sepse pasioni i tij për vdekjen është i papërmbajtshëm. Edhe kur i përplasin shaminë në surrat, edhe kur shpall të vrarë Kosta Trebickën. Kodin mortor duhet ta respektosh si kushti më kryesor për të qenë i qytetëruar. Shpif sa të duash, por me të vdekurit mos u merr, lëri në paqen që ata meritojnë. Nuk mund të bëhen ata në asnjë rrethanë objekt politizimi. Nuk mund të dalësh çdo ditë si korb. Kjo është në kundërshtim flagrant me frymën e socialistëve. Ata pa asnjë dallim përpara kanë një rrezik. Nuk kanë asnjë lloj diference në qëndrimin e tyre ndaj problemeve të krijuara nga moti i madh. Ky sikur lexon librat e të atit të tij shpirtëror. I thashë këto sepse e gjithë Europa është e mbuluar me dëborë, vende më të fuqishme se Shqipëria përballen me pasoja serioze, me dhjetëra e qindra viktima. Në asnjë vend nuk ka një lider opozite që manipulon me të vdekurit, që shkelmon sakrificën e mijëra burrave e grave që janë angazhuar në këtë operacion ndihme.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Kush eshte "zonja " qe permend Berisha?

Dini gje juve?

Nje nga te metat serioze te Berishes eshte se Ai nuk e vlereson fjalen.

Fjala eshte  magji por dhe Bombe o Zoti Berisha.

Mendo mire kur je para nje Mikrofoni.

Do degjohesh nga Thethi ne Toronto, nga Konispoli ne Melbourn, nga Sheqi madh ne Londer, nga Lapraka ne Milano, nga  Lekdushi ne Podujeve,nga Bilishti ne Oslo, nga Bathorja ne Paris.

Mati fjalet. Mendo se a te kupton nje Ambasador a jo, a te kupton nje Blegtor a jo, a te kupton nje nga Mbrostari e Skrapari nje nga Peqini e Shengjini.

Cfar te mungon qe nuk flet qarte. Koha? Dituria? Keshilltaret, Gjuhetaret, a cfare?

Kush eshte "zonja"?

Ti e di e ndoshta dhe Erla Mehilli e di, dhe Sonila meco e di po dhe Edvini patjeter e di.

Por une qe te jap voten ku ta di kush eshte zonja?

Po Ambasadori Hungarez ku do ta ije kush eshte"zonja".

Po Shqiptari ne Toronto ku do ta dije?

Po ai ne Lekdush e Bolene?

Po ai ne Puke e Laprake nga ta dije.

Ata nuk jan 24 or ne Zyre me ty.

A e di se pikerisht nga e folura jote e Paqarte PD-ja po shkon posht e me poshte kurse nga e folura shum e qarte e Edvinit po shkon lart e me lart Partia qe grumbullon rreth vehtes llumin e xhelatet e monstrat e ketij vendi?

Ju paraziter rroge-trashe  qe punoni  pran Berishes pse nuk i thoni te flase qarte.

Po iki tani te nje fallxhore te hedh fall se per cilen "zonje " ta pyes Jevgen e kish fjalen Berisha ose ose do shkoj ne Seli roze e ata me sqarojne.

Ke dy tituj kur ta permendin Emrin, Profesor Doktor Sali Berisha e cdo dite ta shkon miun nen mustaqe ca copa rrugacesh si Erioni apo Taulanti apo kryetari i tyre vagabondi Edvin.

Fol Qarte qe te ti ngulen njerzve ne Tru Fjalet e tua ne se ato fjale vijne nga nje Koke qe ka mendime brenda qe ziejne.

Ne se nuk flet qarte do te thote se ste ka mbetur me gje ne Koken tuaj. Athere liro vendin per djem te tjere qe ka PD-ja!!!!

Boll fole qesim!!

Submitted by Abli (not verified) on

Kuptohet, kuptohet.

Asnje fjale per rolin absurd qe po luan opozita gjate emergjences. Kot si pyetje, a e keni pare ndonjehere budalliqet qe shkruan Bracja ne Facebook rreth bores? Po absurditeti i Rames "qe do prezantoj nje plan alternativ per emergjencen" (lind pyetja, kush nga deputet, PD apo PS paska vertet eksperience ne menaxhim fatkeqesish natyrore sa ben "plane alternative")?

Idiotesk roli i Rames gjate kesaj jave, idiotesk roli i ResPublices qe ne vend qe ti thote boll me, vazhdon e merrret me vogelsirat. Ne bote kur ndodhin gjera te tilla te gjithe mbyllin gojen, shkojne japin ndihmen qe mund te japin, e nqs ka hapesira per te rregulluar behet me vone. Ca mund te bej plani alternativ kur me shume gjasa bora fillon e shkrin javen tjeter aman? Per ca gjeje pervecse publicetet idiotes sherben kjo?

Ka nje moment ku politikes i vihet nje vije te cilen ajo nuk e kalon dot, ndersa ketu nuk ndalet asnjehere. Sa keq!

Submitted by Blendi (not verified) on

Phe ... , kush thote "Kodin mortor duhet ta respektosh si kushti më kryesor për të qenë i qytetëruar". Ai qe nuk ka lene felliqesire pa nxjerre nga goja per te gjallet e per te vdekurit bashke. Hapu dhé te futem, tha ai i mencuri!

Tung,

Blendi

Submitted by aron (not verified) on

Shpresoj EDI DHE BAMIRI te mos e meshirojne me saliun por popullin shqiptar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kur do iki ky anadollak nga qafa e popullit bravo kuqe-zinjëve

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.