Dhuna në Athinë, 79 të arrestuar, mes tyre edhe 9 shqiptarë

Postuar në 14 Shkurt, 2012 07:44

 93 ndërtesa të Athinës u shkatëruan apo pësuan dëme serioze nga incidentet e së dielës në qendër të saj, sipas bilancit të shërbimeve të Bashkisë së Athinës. Ndërtesat gjenden në qëndrën e qytetit dhe kryesisht në rrugët Stadhiu, Panepistimiu, Akadhimias, Ermu, Eolu dhe Athinas. Midis tyre, dëme serioze pësuan 9 ndërtesa historike. 

29 banka u dëmtuan nga zjarrvënia, dëmtim bankomatesh, fasadash, vitrinash, 71 njësi tregtare pësuan dëme nga zjarri dhe thyerjet, ndërsa në 30 prej njësive tregtare u kryen vandalizma dhe plaçkitje. Gjithashtu u dëmtua një kompleks tregtar dhe kinema (zjarrvënie), tre godina shtetërore (dëmtime në hyrjet e tyre), pesë godina zyrash, tre hotele dhe një kinema. U shkaktuan dëme edhe në stacionet e autobusëve, stacionet e Metrosë, sinjalet e trafikut, shtyllat e ndriçimit të bashkisë, sportelet e biletave, në mermerë të hapësirave publike etj. 

Nga sulmet u plagosën 109 policë, u dogjën tre motorë të policisë dhe u dëmtuan 20 të tjerë. Në spital u cuan 76 njerëz të cilët u plagosën gjatë incidenteve në qendër të Athinës.

79 persona janë arrestuar dhe do të cohen para drejtësisë. 53 janë grekë dhe 26 të huaj, 9 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje, tentativë për lëndime të rënda fizike, lëndime trupore pa shkas, vjedhje, prishja e paqes së përbashkët dhe së brendëshme, rezistencë, fyerje, shkelje e ligjeve për armët dhe lëndët eksplozive.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by onni_dr (not verified) on

<p>Ata qe jane arrestuar nuk jane shqipetare...jane vorio epiriot....po greku nuk i quan grek se nuk jane grek..pra jane shqipetare..po keta faqezi i thone vetes grek,po do denohen si shqipertare...mire tja bej bej greku burg te perjetshem tu jape,se nuk shitet vendi jot per je pension(qe ja hoqi prape)....greqia eshte 10 milion plus 1 milion shqipetare,eshte normale qe cdo 10 grek qe arrestohen njeri eshte shqipetare...tymi le ti dale greqise se na ka rene ne qafe gjithe jeten...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.