Ç’duan shqiptarët në protestat e Athinës?!

Mediat greke raportojnë për dhjetëra të arrestuar gjatë dy ditëve të fundit pas protestave të dhunshme të së dielës në Greqi. Mësohet se janë arrestuar 79 persona dhe midis tyre janë edhe 9 shqiptarë. Nisur nga përmasat e demonstratës, nga e cila u dëmtuan 29 banka si edhe dhjetëra njësi të tjera tregtare, intrigues është fakti se çfarë i ka shtyrë shqiptarët që të shkojnë të protestojnë bashkë më grekët për Greqinë? Këta janë qytetarë të mirë integruar në shoqërinë greke dhe iu dhemb po aq sa grekët rrënimi i ekonomisë si edhe janë shtresat e para që preken nga “shtrëngimet e rripit” që ka aplikuar dhe po përgatitet të aplikojë edhe më tej Athina.
Ata u japin njëkohësisht edhe një mesazh mendjeve të nxehta këtej kufirit, se rrënimi i një fqinji (sado problematik të ketë qenë ai) nuk është në të mirën e askujt; përkundrazi, përkthehet në më pak dërgesa nga emigrantët, më shumë papunësi dhe ç’është më e rëndësishmja, pështjellime të mëdha sociale si edhe dhimbje.
S.E.
Comments
Mos harrojme qe nuk jane

Mos harrojme qe nuk jane vetem dergesat por edhe ndermarjet fasoniste ne te gjithe zonen e juglindjes edhe ne qytete te ndryshme. Qytete si Korca psh mund te paralizoheshin nga bllokimi i punes se fasonisteve.

sakte

sakte

Me ne fund doli nje alvanos

Me ne fund doli nje alvanos qe mendon tamam

Mesiguri nuk presin asgje nga

Mesiguri nuk presin asgje nga Shqiperia, dhe ven e protestojne per te drejtat e tyre ne vendin qe jetojne

Do ishte interesante

Do ishte interesante te dime nga jane dhe te çfare besimi fetar jane. Kjo sepse u be mode te merremi me greket.

kur jemi vete ne te menderosur, çka na heq vemendjen nga problemet tona edhe me te medha,dhe nuk na ben aktiv

per te dale nga kjo situate.

Prej asaj qe ndodh atje duhet te mesajme te protestojme dhe nuk ka pse habitemi qe shqiptaret qe jane atje

marrin pjese ne protesta. ata luftojne si dhe greket per te drejtat e tyre, kunder varferise, papunesise dhe korrupsionit

dhe duhen respektuar.

E mira e do qe tani qe
E mira e do qe tani qe komshinjte duket se jane ne hall dhe ne, gjithmone po ti referohemi udheheqkesit te ndritur kemi zhvillimin ekonomik me te pershpejtuar, ti ftojme disa miljone prej tyre te vijne ne Shqiperi. ne kemi zona te tera te cpopulluara. Te pakten njeqind mije mund ti dergojme ne Tropoje, po aq ne Skrapar, diku me pak ne Kamze dhe per pjesen tjeter ndertojme nje ishull artificial te ndertuar me hua te marra nga Banka Boterore.
Sillini emrat e atyre e

Sillini emrat e atyre e kuptojm se ckan dashur.

Ne se quhen Zivera e Tom Dosha dihet cfar jan.

Janë dashnorët e satëme!

Janë dashnorët e satëme!

Ore Zenel do me pergjigjesh

Ore Zenel do me pergjigjesh seriozisht po seriozisht ama.. Po te kishe ndonje "Ziver" ne familje dhe ai qe ta vret te thote edhe koke-palare si do beje. Ma thuaj pak pa ofendime dhe sharje!

O zenel, o bucja eme, a te

O zenel, o bucja eme, a te dhami ma dhemballa. Une ta mbusha majr or taj!

Me siguri po te ishin

Me siguri po te ishin shqiptare te mire saç jane greke te mire, do rrinin e te protestonin ne Shqiperi, ne vend qe te merrnin malet pakthim. Tani i vetmi shqiptar i mire ne Greqi eshte ai qe ia mbath nga Greqia si beri dje nga Shqiperia.

I zoti e di ku i piko catia!

I zoti e di ku i piko catia! Kush e di si e kon hallin cunat. Kon mor nonji lek tvogel e jon fut ndemostrate, ne mir kon bo. Ky Sala po na bo dhe neve me hik per gjith noten prej tirone. Ju si e keni menjen? Mire ju duket puna ketu?

Ne se Athina qan, Sparta

Ne se Athina qan, Sparta (Tirana) nuk qesh...

S'ka nevoje per emra, etni e fe... Ne Titanik u mbyt klasi e i pare i dyte dhe i trete..

Add new comment