Kriminale, gjoba 11 milionë euro e Arben Seferit dhe Edi Ramës me mbifaturimet
Të dhënat e bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 11 milionë dollarë mbifaturime të energjisë qytetarëve gjatë periudhës kur qeveria shtriu aksionin "paguaj që ta kesh, burgos që ta shlyesh" janë tronditëse. Është kriminale gjoba që kjo qeveri i ka vënë qytetarëve të të saj, bashkë me terrorin që shoqëroi aksionin e famshëm të pincave dhe prangave. Njerëzit u dyndën radhëve, morën borxhe dhe vdiqën në majë të telave duke rilidhur energjinë, ndërsa sejmenët e luftës kundër informalitetit vunë në jetë planin e tyre kriminal për të zhvatur qytetarët, me plot 11 milionë euro mbifaturime të energjisë. Thjesht dhe vetëm për të rregulluar bilancet e OSHEE, pasi përveç kësaj rruge, kjo qeveri dhe të zgjedhurit e saj nuk dinin të bënin asgjë tjetër. Ky fakt skandaloz vërtetetoi se kjo qeveri dhe ky kryeministër meritojnë një orë e më parë të lënë detyrën dhe kërkojnë një ndjesë të madhe publike sa nuk është vonë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë asnjë moral të qëndrojnë më aty ku janë dhe të dalin t'u flasin shqiptarëve për shtet të së drejtës dhe integrim. Gjobëvënësit me kollare dhe penela, thjesht bënë një krim të shëmtuar.
Comments
KLSH
Respublica mos u nxitoni, behet fjale per faturime ndaj abonenteve fiktiv. Ka shume gjynafe kjo qeveri por kjo nuk qendron sic e keni shprehur ju
Mund te jete edhe keshtu sic
Mund te jete edhe keshtu sic thoni Ju dhe nuk kemi ndroje te terhiqemi. Por Raporti i KLSH-se kishte shprehur tekstualisht se demi eshte 32 milione dhe i ndare konkretisht:
b) Mbifaturimit të konsumatorëve me pasojë uljen artificiale të humbjeve teknike.
Nëpërmjet uljes artificiale të humbjeve teknike, është shkaktuar një dëmtim i interesave të ligjshme të shoqërisë “KESH” sha dhe buxhetit të shtetit, për 2014, në vlerën 1,547,032 mijë lekë, ose 11,082,687 euro.
Konkretisht për vitin 2014 u konstatua se në mënyrë artificiale janë ulur humbjet teknike, veprim i cili është kryer me fatura të dyshimta (mbi faturim, keq faturim, faturim të abonentëve pa adresë si dhe abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë etj), si pasojë e të cilës i është krijuar një dëm ekonomik shoqërisë “Kesh” sh.a dhe buxhetit të shtetit në vlerën 1,547,032 mijë lekë, ose 11,082,687 euro. Ky faturim është bërë në mënyrë abuzive dhe të pasaktë, pasi reflekton një sasi të pa konsumuar të energjisë elektrike, por edhe një faturim fiktiv me abonent që nuk kanë arkëtuar asnjëherë (të cilët rezultojnë aktiv nё sistemin e faturimit, ndoshta nuk ekzistojnë etj).(http://www.respublica.al/2015/09/26/cez-gropa-ku-kanë-dorën-të-gjithë-32-milionë-euro-dëm-vetëm-për-2014-ën-11-mln-euro-dëm).
Ne fund, borxhi shkon serish ne kurriz te konsumatoreve, pasi ai demton KESH. Por, e sakte, demi nuk shkon direkt mbi konsumatorin edhe pse raporti mes shtetit dhe qytetareve dhe shtetit me bilancet e veta, qendron ashtu sic eshte shprehur ne shkrim. Ju falemnderit!
Xhimi@yahoo.com,
Mbifaturimi eshte veprim i denueshem por nuk eshte vjedhje mbasi kompensohet nje muaj me vone. Mund Te kete nje pagese me te larte kur I kalonte 300kwh.
Add new comment