Amaneti i Bin Laden-it për pjellën e vet: Nëse unë vdes, shkoni e bëni një jetë në paqe në Europë/SHBA!

Bin Ladeni kish 5-6 gra e shumë fëmijë; thuhet të ketë lënë pas 22-26 fëmijë. Pak ditë pas vdekjes (ekzekutimit që i bënë marinsat amerikanë në shtëpinë e vet), e përditshmja kuwait-iane ‘Anbaa’ publikoi një dokument të datës 14 dhjetor 2011 (tre muaj pas rrëzimit të Kullave Binjake), të shkruar e nënshkruar nga ‘Abu Abdullah Osama Muhammad Bin Laden’, në të cilin terroristi më i famshëm i botës urdhëronte fëmijët e tij që, pasi ai të vdiste apo të vritej, ata të mos ndiqnin gjurmët e të atit. Në këtë dokument, që ish një lloj testamenti, ai u kërkonte falje fëmijëve që s’kish mundur të rrinte ca më shumë pranë tyre për shkak të përkushtimit ndaj xhihadit.
Atë mot u pa me dyshim ky dokument. Por sot kjo gjë konfirmohet në gazetën britanike Sunday Times; dhe është Zakaria Al-sadah, ish-kunati i tij, vëllai i gruas së pestë, që e bën. Ai nuk konfirmon testamentin, por porosinë apo urdhërin për fëmijët e vet. “Shkoni në Europë, a në SHBA, dhe përpiquni të merrni një arsimim të mirë. Ndërtoni dhe bëni një jetë në paqe”, u ka thënë fëmijëve Bin Laden. Sipas ish-kunatit.
Re.Pu.
Comments
Edhe korbi i do pjellat e
<p> Edhe korbi i do pjellat e veta me shume se veten.</p>
@ajsberg -Thenia e sakte:
<p>@ajsberg -Thenia e sakte: Korbit i duket pjella e vet me e bukur! Zenelit i duket mendimi i tij me vizionari!</p>
po i thokeni 'pjelle'
po i thokeni 'pjelle' femijeve te dikujt, cilido qofte ky, e sado i keq qofte. Po pse duhen fyer femijet?
Nuk kemi pare kurre neper lajme gazetash serioze ne bote te perdoret per femijet e dikujt kesi gjuhe veterinarie, e cila tradheton ruralitet, thua se kishim nevoje per me shume inikatore per te
@Homo...nim - Po, pjelle.
<p>@Homo...nim - Po, pjelle. Deri tani i njohim vetem si pjelle e tij. Kur te bejne dicka te veten, do i njohim, e do i quajme: x, y apo z, sipas emrit qe kane, e do citojme meritat meritat qe kane. Shkrimi ka objekt Binladen!</p>
Gusmar Po iu futem shemtise
Gusmar
Po iu futem shemtise si gare, une mbase mund te shemtohem me shume se ti, psh mund te te heq nga emri shkronjen e duhur e te ta zevendesoj me tre pika... Po te me shtohej rroga, edhe po e prishja gojen, po nuk me kane premtuar ende
Kthehmi tek pjella
Kur te bejne ndonje gje te keqe femijet e Bin Ladenit, t'i quajme 'pjelle', perndryshe jane anonime, dhe duhen supozuar njerez si te gjithe, pa CV kafsherie. Po jo se e gjen gje njeriun po i the kafshe apo po i shemtove emrin. Mundesia me e madhe eshte qe te shemtohesh apo kafsherosh veten
Po nejse, gjithsekush e ka vendosur vete pazarin per veten.
Vertet, eshte gjynah per
<p>Vertet, eshte gjynah per kafshet qe i krahasojne me lloj lloj gjerash, normal ku ka kafshe qe pjell kaq shume.</p>
Add new comment