Audi ka siguracion në emër të Tahirit për vitin 2015-16. A ka më dyshime?

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:50

Sot opozita publikoi një tjetër fakt të pakundërshtueshëm që tregon se mjeti Audi i shumëpërfolur vijon të jetë në pronësi të ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri: Polica e sigurimit (siguracioni i makinës) për vitin 2015 -2016. Deputeti Genti Strazimiri kërkoi dorëheqjen e ministrit. Sipas tij, Tahiri e ka pranuar se makina e tij është përdorur nga trafikantë, pasi ministri nuk është distancuar nga ky fakt, por nga pronësia e mjetit. “Tahiri nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri”, tha Strazimiri duke kërkuar largimin nga detyra dhe ndjekje penale për ministrin.

Në këtë histori nuk ka më dyshime se mjeti është përdorur si “makina e Saimirit”. Cila është shpresa e ministrit, që kjo çështje të harrohet nga ndonjë skandal tjetër qeverie, apo shpreson tek kujtesa e shkurtër e njerëzve?

Comments

Submitted by A (not verified) on

Mbasi i doli ne mbrojtje Rama, Tahiri u be me flete. Me komprometuese mbetet akoma mos sqarimi per pushimet ne Korfuz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.