Dorëheqje e parevokueshme me shkresën Nr. 04 Prot

Postuar në 25 Shkurt, 2021 13:39

Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen – të parevokueshme madje – nga pozicioni i kryetarit të Frymës së Re Demokratike. Pa motivacion, thjesht me sqarimin se e kryen këtë akt me vullnetin e tij, z. Topi, ish-president dhe dikur ish-numri dy i PD-së, ka lëshuar karrigen e cila duhet thënë se qëndronte në një sallë bosh. Dje FRD deklaroi kalimin me koalicionin e drejtuar nga PD-ja. 

Lexoni shkresën: Nr. 4 Prot. Pra për këtë vit, FRD-ja e z. Topi ka lëshuar gjithësej 3 shkresa. Goxha aktivitet politik, çka na jep të drejtën të dyshojmë se z. Topi ia ka dorëzuar dorëheqjen vetes dhe gjykatës. Por ia ka njoftuar edhe të tjerëve me këtë rast. Ne e dimë se çfarë është politika…

Comments

Submitted by Protokolli (not verified) on

Mbase sa te benit ironi me Bamirin, do te ishte me mire t'i qanit hallin Bashes qe paska bere aleance me nje parti me vetem tre shkresa te protokolluara (nje nga te cilat mund te jete ajo e koalicionit) per 2021, dhe me sallen pa anetare….
Lere me pastaj po te shtosh edhe numrin e protokollit te shkresave (nqs mbajne protokoll), te PDK, PBDNJ, PAA, PR, etj, etj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.