Ministria e Jashtme kërkon rishikimin e asistencës së OSBE: Nuk na duhet më

Postuar në 19 Shtator, 2015 18:11

 

Gjithçka erdhi pas “rrjedhjes” së informacionit të një raporti të OSBE-së ku flitej me emra konkretë për politikanët e korruptuar shqiptarë. Përmes një shkrese, ministria e Punëve të Jashtme u kërkon në rrugë zyrtare disa institucioneve të rëndësishme në vend të raportojnë për projektet që kanë në proçes me OSBE. Dikaseri ka listuar disa argumenta sipas të cilave prania e prezencës shihet me vend për tu reduktuar. Argumenti më i fortë që mbështet këtë kërkesë lidhet me faktin se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është e tepërt në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidate për në BE. “Ora News” pasi ka siguruar shkresën dërguar disa insticuionve të rendësishme në vend, e ka bërë publike atë. Në shkresë nënvizohet e domosdoshme ndryshimi i mandatit të pranisë së OSBE në vendin tonë dhe tkurrja e saj në disa fusha përparësore. Letra që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, konkretisht thuhet se “zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare dhe rritja e rolit të profilit të Shqipërisë në rajon e më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian kanë sjellë ndryshim rrënjësor në marrëdhënuet tona me OSBE. Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontributor në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit te organizatës në arkitekturën e sigurisë në Europë”. Sipas shklresës në fjalë, Ministria e Punëve të Jashtme e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës se OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shume kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend.

Comments

Submitted by i (not verified) on

dmth per cdo projekt kerkohet asistenca e te huajve, per doganat u morr asistenca e te huajve dhe tani qe na doli nje raport i osbe dalim ne konkluzionin qe skemi nevoj per mendjen e tyre si dime ti bejme vete, kur ska 3 dite qe flitet per prokuror te huaj sepse ne sdime te bejme gje...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.