Macron në prindërim shtetëror: Synimi ynë, një brez jo duhanpirës

Postuar në 04 Shkurt, 2021 13:06

Bota e sotme gëlon nga tipa që duan të bien në sy. Edi Ramën e kemi në Shqipëri, një dikush që ekziston për të rënë në sy. Dhe bën çmos, shpenzon kohë, energji dhe para që të duket si pallo(sh)i më shumëngjyrësh në katundin tonë. Ka zgjedhur ngjyrat ta bëjë këtë se atë zeje njeh më mirë. Mirëpo edhe të ankohemi shumë nuk ka kuptim. Sepse në një kohë si jona ku jemi pjesë e të njëjtit realitet informative global, kupton se të tillë qenkan ngado.

Nuk ka javë që presidenti i Francës p.sh të mos dalë me ndonjë ide që tingëllon si brilante; Macron është i obsesionuar sidomos në propozimin e strategjive që duken grandioze, që sfidojnë status quonë, që shtyjnë horizontet. Për aq sa kuptojmë nga jashtë, zotëria nuk bën gjë tjetër veçse atë trukun banal që e njohim të gjithë: del në lajme si lajm. Pas strategjive për Europën, Rusinë, Amerikën, Mesdheun Lindor dhe Afrikën Subsahariane dhe atë Magrebine, Macron i është kthyer një objektivi social: një shoqëri pa duhanpirës.

Gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Kancerit Macron ka premtuar shtim me 50% të fondeve për kërkimin për kancerin duke folur se ky objektiv synon reduktimin e “vdekjeve të shmangshme”.  Macron ka premtuar po ashtu se do të shtojë përpjekjet publike për të ndikuar në shoqëri që të heqë dorë nga duhanpirja që shpesh quhet edhe ves.

Synim është të ulimin numrin vjetor të vdekjeve të shmangshme nga kanceri nga 150 000 në 100 000

është shprehur presidenti francez.

Më tej ai ka shpalosur edhe pjesën e bukur, ëndërrimtare të këtij projekti: 

Dëshiroj që njerëzit që do jenë 20 vjeç në vitin 2030 të jenë brezi i parë joduhanpirës në historinë e afërme

Sigurisht që presidenti francez ka talent për të shfaqur ide. Problemi me këto qasje qëndron te roli i shtetit që kalon nga rregullator dhe garantues i disa parimeve dhe kontratave sociale, në prindërim publik, duke këshilluar fillimisht shoqërinë për gabimet që bën, e mandej duke i sterilizuar ato. Është thuajse fyese të dëgjosh një kryeministër, një president, pra dikë që ka fuqi ekzekutive për të bërë disa punë, të marrë pamjen e mësuesit të popullit, të babait zemërmirë që ruan fëmijët e grigjës nga veset. 

Është fyese sepse tradhëton një keqkuptim të pushtetarit me kuptimin që ka mbi pushtetin, tradhëton një vizion kapanoni për të ardhmen, ku duke qethur veset dhe gabimet e shoqërisë, projektojmë një model të ri njeriu që i ngjan përherë e më shumë kopertinës. Macron vetë priret drejt mashkullit të kopertinës, tek ai nuk mund të dallosh asnjë gjurmë të jetës jashtë zyre. Ai është incidenti politik i kohës sonë, një i parashutuar nga realiteti i mediave sociale në politikë, si shumë të tjerë. Dhe si produkt i një show, po kërkon të mbajë të përthithur audiencën. Duke bekuar me mençurinë e vet shoqërinë.

Kujt vallë i duhen të tillë në krye të ekzekutivit, ndërkohë që për ironi, edhe religjioni po bëhet më praktik?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk kuptoj se cfare ka ketu per te ironizuar nje deklarate te bere gjate Dites Boterore te Kancerit?
Duam apo nuk duam shteti kudo ne bote ka pothuaj gjysem shekulli qe luan rolin e prindit duke nderhyre per uljen e konsumit te duhanit. Dispozitat e para ligjore, SHBA dhe BE i kane nxjerre qe ne vitet 80 te shekullit te kaluar. Qe nga kjo kohe politika antiduhan kudo ne bote eshte thelluar edhe me tej ne fushat e rregullimit te prodhimit, te reklames, te mbrojtjes nga duhani pasiv, te parandalimit, te sensibiliziimit dhe te stimulimit te lenies se duhanit. Ne BE, ku duam te hyjme, qe nga viti 1989 jane ndaluar reklama dhe sponzorizimi ne TV dhe qe nga viti 2001 te gjitha paketat e cigareve duhet te pajisen me paralajmerime per shendetin, eshte ndaluar shitja e cigareve per te mitur, etj. etj. Dhe keto jane bere dhe behen me diktat shteteror.
E di qe "Macron bashing" eshte sot en vogue.
Por sinqerisht nuk e kuptoj se perse duhet te shkruani marrezira te tilla.

Submitted by redaksia on

Provoi edhe Amerika prohibicionizmin ne fakt. Donte ti bente amerikanet njerez me recete, por ja qe nuk ja doli. 

Submitted by Heu bre (not verified) on

O "Nuk kuptoj se cfare ka ketu", po nuk kuptove qe redaksia e Respublica.al ka gjithmone te drejte ne shkrimet dhe replikat , NUK KE KUPTUAR ASGJE, AS KAPITALIZMIN. Psh ku arrin kush te zbertheje togfjaleshi "religjioni po behet me praktik" apo te kuptoje perse redaksia nuk nderhyn per zgjedhjen e presidentit francez po ja le ne dore popullit francez, persakohe arrin ne perfundimin se "Kujt vallë i duhen të tillë në krye të ekzekutivit" dhe fjalen e ka perMacron

Submitted by Heu bre (not verified) on

O "Nuk kuptoj se cfare ka ketu"!
E shikon qe te vertetova praktikisht cfare shkrojta ne komentin me pare? Une ju pergjigja Juve dhe redaksia kunderpergjigjet duke dhene mend megjithse nuk ju drejtova. REDEKSIA KA GJITHMONE TE DREJTE SI PARTIA. FIKSOJE KETE TEOREME.

Submitted by redaksia on

Mbajeni rolin, por vetem kini parasysh se hapesira e komenteve eshte hapesire e administruar nga Redaksia. Nuk eshte hani i Stavros qe hyn dikush flet te provoje se eshte gjalle dhe iken. Nja dy - tri here edhe kalon se na ka marre te gjitheve malli per cirkun, por ju lutem te na mirekuptoni se nuk kurojme dot. Degjojme, lexojme dhe perpiqemi te kuptojme. 

Falemnderit! 

Submitted by Heu bre (not verified) on

Po themi te njejten gje. Rrofte Partia

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.