Nis viti shkollor, por tri shkolla në Tiranë janë në rikonstruksion. “Emin Duraku” do bëjë mësim te “Petro Nini”
Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë do të rikonstruktohet. Duket se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë lajm, por ja që e pazakonta është te fakti se kjo ndërhyrje është menduar të bëhet me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga drejtues të shkollës 9-vjeçare thonë se ajo është rikonstruktuar para 9 vjetësh, si dhe së fundmi është lyer. Ndaj rikonstruksioni ngjan disi i pajustifikuar. Sa për nxënësit ata do të sistemohen në shkolla të tjera, si “Petro Nini”, ku do të shfrytëzojnë mjediset pasdite. Përfaqësues të bashkisë së Tiranës thanë për “ResPublica” se janë tri shkolla në rikonstruktim, kjo në zbatim të projekteve të tenderuara nga drejtuesit e dikurshëm të bashkisë. Më tej: “Bashkia përgjigjet për rikonstruksioni”. Për procesin mësimor përgjigjet Ministria e Arsimit. Në komunikim me përfaqësues të saj, ResPublica mësoi vetëm konfirmimin: që, “po do të bëhet ndërhyrje, pasi bashkia ka bërë disa tendera para disa muajsh dhe po zbatohen”. E habitshmja qëndron në lehtësinë sesi sakrifikohet një vit shkollor, zhvendosen nxënësit e lëvizin të gjithë për një ndërhyrje që duket e pakoordinuar. Nëse për shkollën “Qemal Stafa” thuhet se ka përfunduar thuajse 80% e punimeve, për “Emin Durakun” puna sapo nis. Pavarësisht se ka fëmijë që bijnë në shkollë, e pavarësisht se vera kishte plot dy muaj kohë.
Comments
papergjegjshmeri e administrimit te sistemit arsimor
Teper i zhgenjyer nga administrimi i Ministrise te arsimit te procesit. Nuk kane te drejte te sillen is te kene ata interesin ne prag te vitit te ri shkollor dhe ti shkaktojne familjeve dhe femijeve qe studiojne atje keto trauna kaq te medha .
Me vjen turp per ta
Une bëj mësim në atë shkollë
Une bëj mësim në atë shkollë dhe nuk është e vëtetë që ne do shkonim tek shkolla "Petro Nini".Thjesht jane shkurtuar orët janë bërë 40 min dhe mesimi per 9-vjeçaren mbaron ne oren 12:20
Add new comment